Diva skenike, Ermonela Jaho siç nuk e keni parë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:02 02-06-2015 Diva skenike, Ermonela Jaho siç nuk e keni parë

Diva skenike, Ermonela Jaho me rastin e festës së fëmijëve ka shkuar në  Qendrën e Kujdesit Ditor për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar “Jetë në zhvillim”, në Arrameras, Fushë-Krujë.

Artistja e madhe shqiptare me famë botërore takoi të gjithë fëmijët dhe u njoh me historitë e secilit prej tyre. “Janë emocione që nuk i kam provuar kurrë më parë, këtu është mrekullia e Zotit”, u shpreh sopranoja e emocionuar dhe me lot në sy para fëmijëve. Jaho ftoi të gjithë të japin mbështetjen e tyre sado të vogël të mundshme për këta fëmijë. Në vazhdën e veprave të saj bamirëse Jaho, më 14 dhjetor të vitit të shkuar, organizoi koncertin “Nuk ka rëndësi sa ndihmojmë, por sa dashuri dhurojmë teksa ndihmojmë”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Caritas-it Shqiptar Sh. T. Imzot George Frendo, Drejtori i Caritas-it Shqiptar Dr. Albert Nikolla, stafi i Caritas-it dhe prindër e të afërm të fëmijëve dhe të rinjve që frekuentojnë qendrën ditore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tirana tjetër” jeton në art. "Robot" sipas Besfort Kryeziut
Lady Gaga këndon La vie en rose…duke rikthyer në Los Angeles Edit Piaf »
Article Logic
Execution time: 0.018158912658691
array(1) { ["section"]=> string(52) "diva-skenike-ermonela-jaho-sic-nuk-e-keni-pare-12482" }