Divat shqiptare të skenave botërore bashkë për Nënë Terezën i japin zë Bazilikës së San Paolos

Publikuar tek: kulture-art, më 08:44 03-09-2016 Divat shqiptare të skenave botërore bashkë për Nënë Terezën i japin zë Bazilikës së San Paolos

Janë të gjithë artistët më të njohur të skenës botërore dhe shqiptare që nesër do të jenë në bazilikën e San Paolos ku do të këndojnë hymin për Nënë Terezën.

Kështu, provat për këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët kanë filluar, dhe të gjithë personalitetet gjenden në Romë.

Ermonela Jaho dhe sopranoja Inva Mula, kanë shfrytëzuar rastin të jenë bashkë dhe të pozojnë në fotografi, me emocionet e jashtëzakonshme si shqiptare që do të performojnë në Bazilikën e San Paolos. Lorik Cana, ish kapiteni I kombëtares shqiptare është aty; Shkëlzen Doli, djali me violinë që po i bie anembanë skenave botërore, tenorë si Gëzim Myshketa apo Ramë Lahaj, janë po aty.

Të gjithë së bashku, dje dhe sot, janë duke bërë provat gjenerale për ditën e madhe për të gjithë shqiptarët.

divat2-logo.jpg

divat1-logo_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16835498809814
array(1) { ["section"]=> string(100) "divat-shqiptare-te-skenave-boterore-bashke-per-nene-terezen-i-japin-ze-bazilikes-se-san-paolos-51746" }