Divorcohet Princi Hussain djali i milionerit Aga Khan, bashkëshortja njujorkeze blen apartamentin 2.2 milionë dollarë

Publikuar tek: bota, më 21:08 23-09-2015 Divorcohet Princi Hussain djali i milionerit Aga Khan, bashkëshortja njujorkeze blen apartamentin 2.2 milionë dollarë Cifti gjate dasmes princerore ne Keshtjellen e shekullit te 14-te ne France

Gruaja e princit Hussain, djal i bilionerit Aga Khan konfirmoi divorcin e saj me Princin, pasi mori një apartament në Manhatan, prej 2.2 milionë dollarësh për të filluar një jetë të re.

Princesha Khaliya Khan, 36 vjeç e bleu pronën në emrin e saj të vajzërisë Kristin White, pak javë përpara se vëllai i madh i ish bashkëshortit të saj, Princi Rahim Aga Khan celebroi martesën e tij me modelen amerikane Kendra Spears.

Princesha Khaliya, një bjonde njujorkeze u martua me Princin Hussain, 39 vjeç, në një dasëm si në përralla në Kështjellën Chantilly në shtator 2006. Ajo mori emrin Khaliya pasi u konvertua në myslimane, pas martesës.

Çifti u njoh kur studionin të dy në Columbia University në Nju Jork, ku edhe përfunduan studimet dhe masterat.  

Dasma u bë në kështjellën franceze të shekullit të 14-të ku është realizuar edhe filmi me James Bond “A vieë to a kill” me një ceremi përrallore që zuri edhe pesë faqe të revistës Hello. Më pas ata patën edhe një ceremoni private derisa u celebruan.

Në 2011 Daily Mail raportoi se çifti kishte problem por as princi Hussain dhe as Princesha Khailya asnjëherë nuk konfirmuan thashethemet e medias.

princesha3

Megjithatë, në një konferencë shtypi herët këtë vit në Las Vegas ku Princesha po anonconte fondacionin e saj të ri u pyet për detyrat e saj mbretërore. Duke pushuar një moment tha: Jam martuar me dikë që është Princ nga dekreti në sistemin britanik për shkak të ndihmës që ata kanë dhënë për shtetin Indian gjatë betejës për pavarësi…është disi e komplikuar, është më shumë një titull që është i lidhur me njerëzit, sesa me një territory. “Teknikisht është cështje e bashkëshortit, ish bashkëshortit. Dhe kur u pyet nëse ishte me funksione princërore u përgjigj: Jam dhe nuk jam.

Pak javë më parë ajo shiti apartamentin ku qëndronte (dhe ku më parë kishte qëndruar Monika Levinski) për të shkuar në një shtëpi modern në ndërtesën Condo, duke pafuar 2.240.150 dollarë në total.

princesha4

Babai i princeshës, profesori Norman White është një specialist IT ndërsa nëna Dr.Margaret White është psikologe, dhe bëjnë një jetë shumë modeste në Nju Xhersi. Duke folur në Las Vegas Princesha tha: Historia ime është të dëgjoni zemrën tuaj dhe të ndiqni intuitën për të bërë hapat që jo gjithmonë janë më të thjeshtët, apo më inteligjentët. Dhe mendoj se ky është një mesim që duhet të kuptohet nga të gjithë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02513599395752
array(1) { ["section"]=> string(122) "divorcohet-princi-hussain-djali-i-milionerit-aga-khan-bashkeshortja-njujorkeze-blen-apartamentin-2-2-milione-dollare-21505" }