Djali 3-vjeçar i këngëtarit të famshëm diagnostikohet me kancer

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:57 04-11-2016 Djali 3-vjeçar i këngëtarit të famshëm diagnostikohet me kancer

Djali 3-vjeçar i këngëtarit të famshëm Michael Buble, Noah, sipas disa raporteve të mediave ndërkombëtare është diagnostikuar me kancer.

Familja mori lajmin tronditës pasi çoi për vizitë te mjeku djalin e madh, pas dyshimeve për shyta, raporton e përditshmja argjentinase “La Nacion”.

Në një deklaratë të fundit, këngëtari thotë: “Ne jemi të rrënuar nga diagnostikimi me kancer i djalit tonë Noah, i cili aktualisht po trajtohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Luisana dhe unë do t’i kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tone Noah që ai të përmirësohet. Tani për tani kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale.

Gjatë kësaj kohe të vështirë ne ju kërkojmë të luteni për të, dhe ju lutemi të respektoni privatësinë tonë. Do të kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë që me mbështetjen e familjes, miqve, të gjithë fansave në mbarë botën dhe besimit në Zot, ne do mund të fitojmë këtë betejë”.

/Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025390148162842
array(1) { ["section"]=> string(69) "djali-3-vjecar-i-kengetarit-te-famshem-diagnostikohet-me-kancer-58417" }