“Djali dhe kali” monumenti i Xhelal Mziut që ndërtoi për Berishën, zbuloni domethënien

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:28 09-05-2017 “Djali dhe kali” monumenti i Xhelal Mziut që ndërtoi për Berishën, zbuloni domethënien

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu që kur erdhi në detyrë ndërtoi një monument në një nga sheshet kryesore të këtij qyteti.

Në rrethrrotullimin kryesor të Kamzës është ndërtuar monumenti “Djali dhe kali” i cili shkaktoi reagime të shumta nga banorët.

Kali, që sipas autorit është mëz dhe një adoleshent në skulpturë, janë marrë si fyerje nga një pjesë e mirë e banorëve të Kamzës.

Disa prej tyre e kanë quajtur një “Berishë i vogël” me kalë, të tjerë “Skënderbeu i vogël” që më pas është rritur e ka shkuar në qendër të Tiranës.

Por Mziu me këtë monument mendohet se ka dashur të simbolizojë Sali Berishën i cili kur ka qenë i vogël ka pasur pasion kuajt.

Kohë pas kohe monumentit i “zhvasin” nga një pjesë. Së fundmi edhe djalin prej bronzi e vodhën, por bashkia e gjeti në Kosovë dhe e rivendosi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023687124252319
array(1) { ["section"]=> string(89) "djali-dhe-kali-monumenti-i-xhelal-mziut-qe-ndertoi-per-berishen-zbuloni-domethenien-78015" }