Djali hero, vrapon 13 milje për të shpëtuar të atin

Publikuar tek: bota, më 18:42 28-08-2015 Djali hero, vrapon 13 milje për të shpëtuar të atin

Një djalë vrapoi 13 milje për të kërkuar ndihmë, pasi babai i tij u plagos në udhëtimin e tyre.

David Finlayson, 52 vjeç, përfundoi 9 metra poshtë një shkëmbi, pasi një gur ra mbi të. 52 vjeçari theu krahun e tij të majtë dhe këmbën ndërsa mori edhe plagë të shumta në trup. Por djali i tij mendimtar e i shpejtë, Charlie, 13 vjeç, menjëherë i dha ndihmën e parë. Charlie tha: "Në fillim isha pak i frikësuar, por pas disa minutash u qetësova dhe mendova: "Unë duhet ta ndihmoj babin, të nxjerr çantën dhe gjërat e tij prej këtu”.

"Duhet të qetësohesh sepse në rast se nuk e bën  situata mund të bëhet edhe më keq”.

Të dy kaluan një natë në shkretëtirë Idaho, SHBA, para se djali trim të vraponte për ndihmë. Një helikopter përfundimisht ngriti Davidin dhe i ofroi atij siguri. Babai krenar David, ka bërë dy operacione, me pritshmëri të larta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019034862518311
array(1) { ["section"]=> string(56) "djali-hero-vrapon-13-milje-per-te-shpetuar-te-atin-19416" }