Djali i Arta Dades, SMS Berishës: Tradhtar i kombit tënd dhe vëllavrasës

Publikuar tek: politike, më 10:06 28-01-2015 Djali i Arta Dades, SMS Berishës: Tradhtar i kombit tënd dhe vëllavrasës

Përmendja e emrit të tij në emisionin “Studio e Hapur” mbrëmjen e së martës, ka sjellë dhe reagimin e djalit të deputetes Arta Dade. Ai i ka dërguar një SMS ish kryeministrit ku e kërcënon me përballje në gjyq, dhe e quan vëllavrasës e tradhtar të kombit.

 “Jam Alban Dabulla apo si të pëlqen ty djali i Arta Dades. Kam përshtypjen se më shumë tmerr ke nga mbiemri im se sa nga emri i nënës sime ndaj përdor shpesh këtë të fundit. Më ke bërë një dëm të vetëm më ke grabitur rininë pasi më grabite atdheun. Të kam injoruar se kam besuar dhe besoj që e gjithë energjia jote prej frikacaku fokusohet te një qëllim i vetëm të dalesh nga shpifjet e tua si viktimë dhe të vjedhësh keqardhjen e mëshirën e një populli që vrave dhe grabite. Po sot mjaft më. Nuk mund ti grabisësh rininë dhe fëmijëve të mi. Do shihemi në gjyq dhe do të të mund me gjykatësit e tu. Qofsh mirë se ta kam uruar gjithë jetën për faktin se ti e ke ëndërr të të vrasin që të mbetesh hero por jo populli është aq i mencur sa mos të ta plotësojë këtë ëndërr dhe të të lërë të ngrysesh ashtu si të takon dhe si do shkruhet në historinë e këtij vendi: Tradhtar i kombit tënd, vëllavrasës etj që i di ti…”

Ky SMS sipas gazetës Dita, shkoi në celularin e Berishës, pasi deputeti demokrat deklaroi se në vrasjen e katërfishtë nga Kostandin XHuvani te rruga e Elbasanit, shoqërues ishte dhe djali i një tjetër deputeti të PS, djali I Arta Dades, Alban Dabulla. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Selami: Basha rikandidim për Tiranën, PD të afrojë Rusmalin, Mustafajin e Bamir Topin
Propozimi i Janullatosit për president të Greqisë, Janullatos: Nuk mund të marr poste politike »
Article Logic
Execution time: 0.022335052490234
array(1) { ["section"]=> string(75) "djali-i-arta-dades-sms-berishes-tradhtar-i-kombit-tend-dhe-vellavrases-1689" }