Djali i Azem Hajdarit, Kiri emocionohet në Shkup dhe ja surpriza që i bënë për të atin (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 07:26 05-12-2015 Djali i Azem Hajdarit, Kiri emocionohet në Shkup dhe ja surpriza që i bënë për të atin (FOTOT)

Kiri Hajdari, djali i të ndjerit Azem Hajdari është emocionuar së tepërmi gjatë një vizite në Shkup, pasi një surprizë nga Këshilli Komunal e gjithë shqiptarët i është bërë atij dhe familjes së tij.

Me inisiativë të Izet Mexhitt,i kryetar i komunës se Çairit, një rruge i është vendosur emri " Rruga Azem Hajdari" .

Dhe ja çfarë shkruan i biri i Azemit që ka qenë së bashku me nënën e tij në përurimin e emrit të rrugës:

“Eshtë një nga ngjarjet më emocionuese të jetës sime dhe do mbetet një kujtim i pashlyeshëm, ky aktivitet në këtë lagje heroike dhe të lavdishme për të gjithë shqiptarët. Jemi këtu sepse trimat dhe patriotet e vërtet mbështesin njër-i tjetrin dhe i dalin ballë Kombit në momentet më kritike.

Sot inagurojmë rrugën jo vetëm të Azemit por rrugën e lirisë dhe vlerave të besimit më të mirë tek ajo, për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar shqiptarët ndër shekuj.

Azemi me të gjithë të rinjtë e Lëvizjes studentore 25 vite më parë ishin dhe mbeten një model lirie dhe vlerave të idealeve te saj.

Duke ju shprehur mirënjohjen më të thelle ju falenderoj dhe një herë për patriotizmin dhe shqiptarinë që e mbroni me kaq dinjitet ndër breza”

rrugaazem3

rrugaazem2

rrugaazem

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mazhoranca urdhëron ndalimin e transmetimit të spotit të PD”, denoncimi nga ish-kryetarja e AMA
Vajzat e PS-së mblidhen bashkë, shikoni foton me deputetet, ministret e politikanet e majta »
Article Logic
Execution time: 0.015009164810181
array(1) { ["section"]=> string(97) "djali-i-azem-hajdarit-kiri-emocionohet-ne-shkup-dhe-ja-surpriza-qe-i-bene-per-te-atin-fotot-27001" }