Djali i Azemit, Kiri: Azili politik në Francë për kushëririn, ne nuk kemi ndërhyrë në procedura

Publikuar tek: barometri, më 08:21 04-06-2018 Djali i Azemit, Kiri: Azili politik në Francë për kushëririn, ne nuk kemi ndërhyrë në procedura

Marrja e statusit të azilantit politik në Francë nga ana e Arben Hajdarit, kushëri të ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari duket se ka shkaktuar një furtunë të tërë reagimesh nga brenda familjes.

 

 Janë Kiri Hajdari dhe Rudina Hajdari (deputete) që reaguan pas lajmit për azil politik në Francë për gjithë familjen Hajdari.

“Në lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëpër mediat elektronike për familjen tonë konfirmojmë se: Asnjë anëtar i familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilit Politik në Francë për kushëririn tonë. I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqpërdoret”, shkruan Kiri Hajdari në një postim në Facebook, që menjëherë është shpërndarë më pas dhe nga e motra, Rudina Hajdari.

Dhe në fakt, nëna e Rudiës dhe Kirit, bashkëshortja e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari, është gjyqtare prej shumë vitesh. Ndërkohë që Rudina në zgjedhjet e fundit parlamentare u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se Arben Hajdari kushëri i familjes, përfitoi në muajin maj dokumentet e azilit në Francë, ndërkohë që motra e ish-liderit dhjetorist u gjend në 28 maj në Francë ku festoi edhe ditëlindjen e saj të 62-të.

Në fotot e publikuara nga kushëriri, të të gjithë familjarëve bashkë, shkruhej se personi që po merret me dokumentet e tyre, ishte Leon Molla që kishte deklaruar edhe përgatitjen e dosjes për anëtarët e tjerë të familjes Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.72670483589172
array(1) { ["section"]=> string(99) "djali-i-azemit-kiri-azili-politik-ne-france-per-kusheririn-ne-nuk-kemi-nderhyre-ne-procedura-123150" }