Djali i Berishës, Shkëlzeni, mbron Becchettin: I ka paguar taksat, duan të mbyllin median e pavarur

Publikuar tek: politike, më 19:58 08-06-2015 Djali i Berishës, Shkëlzeni, mbron Becchettin: I ka paguar taksat, duan të mbyllin median e pavarur

Shkëlzen Berisha reagon për sekuestrimin e Agon Channel dhe fletëarrestin e prerë në mes të fushatës për pronarin e saj.

“Akuza e pastrimit të parave është një akuzë e rëndë por njoftimet e deritanishme nuk shoqërohen me asnjë provë konkrete që t'i bëjë ato të besueshme. Akoma me dyshime ngre dhe fakti që këto prova janë mbledhur ekskluzivisht nga policia politike e Edi Ramës, qeveria e të cilit ka qenë nën kritikat e vazhdueshme të Agon Channel” shkruan djali i ish kryeministrit Sali Berisha.

“Historia bëhet dhe me absurde, kur në mes të fushates elektorale sekuestrohet një media e pavarur e që ka paguar çdo taksë, sepse nje kompani krejt tjetër e të njëjtit pronar sipas tatimeve nuk ka paguar taksat. Kurrë ndonjeherë në Shqiperi nuk është mbyllur ndonjë media për mospagim taksash. Sot po bëhemi dëshmitare te instalimit të një regjimi i cili mbyll mediat sepse kompani të palidhura me to nuk kanë paguar taksat” shkruan Shkëlzeni.

Lexo edhe:

Urdhër arresti për Francesco Becchetin e Agon Channel, skeme gjigande për pastrimin e paraveve

Sollaku: Ja ç'thuhet në fletëarrestin për dy gratë shqiptare të arrestuar për llogari të Becchetit

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Saliun e mbuluan me batanije, i thanë amerikanët “Mos e nxirrni se humbni vota”
Bozdo: Veliaj është me Enver Hoxhën, nuk i beson as Rama. Spiropali: Kosova nuk ka energji shpirtërore për të drejtuar Bashkinë »
Article Logic
Execution time: 0.024657964706421
array(1) { ["section"]=> string(101) "djali-i-berishes-shkelzeni-mbron-becchettin-i-ka-paguar-taksat-duan-te-mbyllin-median-e-pavarur-13020" }