Djali i deputetit me shampanjë 1 mijë dollarëshe në hotele luksoze? Zbulohet si qëndron e vërteta e fotove

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:20 19-06-2017 Djali i deputetit me shampanjë 1 mijë dollarëshe në hotele luksoze? Zbulohet si qëndron e vërteta e fotove

Një ditë më parë në media qarkulluan foto të djalit të deputetit të PS, Pjerin Ndreu, Alvin Ndreu në një hotel luksoz nën shoqërinë e një vajze.

Një denoncues shkruante se i biri i deputetit  “flen në hotele 400 $ nata, pi shampanjë 1000 $".

DENONCIMI

 SMS.png

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist i cili shprehet se i biri nuk ka lidhje me këtë jetë luksi, por ka qenë i ftuar në fejesën e një mikut të tij, i cili fatmirësisht është i pasur, siç e cilëson Ndreu.

REAGIMI I PJERIN NDREUT

Maskarenjte nuk te lene rehat. Nje pjese e medias shkrihet me ta. Djali rritet, ka nje te dashur, keta ja bejne prostirute. Ka dhe nje shok qe eshte i pasur fatmiresisht qe e fton ne nje feste. Pasurine e tij ta ngjeshin ty. Pastaj cmime dhomash e shampanje qe burojne nga fantazia e zemerzinjeve jane ushqim per llumin mediatik qe me nje sms banale bejne lajm. Nuk eshte hera e pare qe tentojne. Femijet e mi dhe familja ime nuk njohin asnje shthurje e jete luksoze. Pasuria jone eshte modeste dhe lehtesisht e verifikueshme. Me vjen keq per gjithe lukunine e maskarenjeve bashke me median e zeze qe nuk i ndihmoj dot. Kan prekur ne armen me te forte qe kam, familjen, qe eshte shembulli i korrekteses dhe i sjelljes shoqerore e publike per te cilet jam krenar. Nuk me ndal dot askush ne rrugen time qe e kam gatuar me me te mirin moral te mundeshem bashke me familjen time te mrekullueshme ! Kam kenaqesine ti le te notojne ne llumin e shpifjeve dhe trillimeve te gjithe ata qe jetojne me kete ushqim. Shihemi me daten 26 ne mengjes....! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021899223327637
array(1) { ["section"]=> string(111) "djali-i-deputetit-me-shampanje-1-mije-dollareshe-ne-hotele-luksoze-zbulohet-si-qendron-e-verteta-e-fotove-82973" }