Djali i deputetit shqiptar ra në koma gjatë ndeshjes në kampionatin botëror, mjekët japin lajmin e mirë

Publikuar tek: sport, më 21:42 08-11-2017 Djali i deputetit shqiptar ra në koma gjatë ndeshjes në kampionatin botëror, mjekët japin lajmin e mirë

Mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj, u dëmtua rëndë sot, gjatë ndeshjes së  Kampionatin Ballkanik.

Frrokaj dëmtoi shtyllën kurrizore, duke rënë në gjendje kome dhe u çua direkt në spital me helikopter.

Sekretari i Federatës Shqiptare të Mundjes, Çim Spahiu, në një pronocim për “telesport” tha se gjendja e Frrokajt është më e mirë dhe se mundësi nuk rrezikon më për jetën.

“Gjatë ndeshjes ka bërë një kapje që i ka kushtuar dëmtimin, në kolonë. Vertebra e dytë dhe e tretë kanë pasur një spostim. Në këto kushte është ndërprerë ndeshja dhe ai gjendet në spital tani.Është në gjendje të rëndë, por e ka kaluar rrezikun për jetën”, u shpreh Spahiu.

Më tej Sekretari i Federatës Shqiptare të Mundjes tha se për gjendjen e mundësit shqiptar janë duke u kujdesur stafi i federatës dhe familjarët e tij që janë në spital aktualisht.

“Martin Biba, Presidenti ka qenë prezent atje, ka qenë prezent dhe babai i djalit. Ky është Kampionati Ballkanik për Kadet. Leonardo ka fituar ndeshjen e parë dhe të dytën dhe zhvillonte ndeshjen e tretë, në këto kushte u dëmtua. Situata është jashtë rrezikut sipas mjekëve”, përfundoi Spahiu.

Leonardo Frrokaj është djali i deputetit Andon Frrokaj, që është zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e këtij viti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëmtimi me Torinon, Icardi qetëson tifozët, ja sa do qendrojë larg fushave
Mesi kërkon kupën e botës, por i druhet këtyre kombëtareve »
Article Logic
Execution time: 0.014267921447754
array(1) { ["section"]=> string(108) "djali-i-deputetit-shqiptar-ra-ne-koma-gjate-ndeshjes-ne-kampionatin-boteror-mjeket-japin-lajmin-e-mire-98872" }