Djali i Edi Ramës, Gregori: Ngjarja në kopshtin zoologjik makabre, përgjegjësit s’duhet të jenë më aty

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:42 24-03-2015 Djali i Edi Ramës, Gregori: Ngjarja në kopshtin zoologjik makabre, përgjegjësit s’duhet të jenë më aty Gregori Rama

Ngjarja e djeshme në Kopshtin Zoologjik, ku një buall sulmoi kalin që qëndronte me të në kafaz dhe nga sulmi i të cilit kali ngordhi, ka prekur shumë edhe djalin e kryeministrit Gregor Rama.

‘’Të vendosësh një kal brenda në kafaz me një dem dhe të bëhesh spektator i një ngjarje macabre në një kopësht zoologjik që është një vend I cili vizitohet nga të gjitha grupmoshat, përfshirë dje nga fëmijë, që ka qëllim kënaqësinë e secilit dhe jo demonstrime live të barbarisë së kafshëve, nuk di si ta quaj…|, shkruan në profilin e tij në ‘’Facebook’’ djali i kryeministrit.

Sipas Gregorit drejtuesit e kopshtit nuk meritojnë të jenë aty ku janë.

“Ndoshta ky është një shembull perfekt i mungesës së dashurisë për kafshët nga përgjegjësit e ngjarjes, të cilët nuk meritojnë të jenë aty ku janë dhe po ashtu edhe nga ata që hështin për këtë ngjarje’’, përfundon Gregor Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067439079284668
array(1) { ["section"]=> string(104) "djali-i-edi-rames-gregori-ngjarja-ne-kopshtin-zoologjik-makabre-pergjegjesit-s-duhet-te-jene-me-aty-6765" }