Djali i Emiljano Aleksit ka ditëlindjen, çfarë i shkruan i ati do t’ju surprizojë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:29 25-03-2016 Djali i Emiljano Aleksit ka ditëlindjen, çfarë i shkruan i ati do t’ju surprizojë

Themi “surprizojë” pasi jemi mësuar që të lexojmë nga Emiljano Aleksi i cili mban postin e Këshilltarit për Media të kreut të Kuvendit Ilir Meta, shkrime të natyrës zyrtare; si deklaratat për shtyp apo përmbledhje vizitash zyrtare.

Këtë herë Aleksi, zbulon anën tjetër të tij, atë të të qenit baba dhe duhet thënë se këtë fakt e ka përjetuar fort. Përjetimet, i ndan vetë Aleksi përmes një përshkrimi të detajuar si më poshtë:

“GÊZUAR BIRI IM ROEL!

I Shtrenjti Biri IM! Nuk e di sesi mund te quhet ai emocion,i cili me përshkoi rrufeshëm dhe me mbajti te mbërthyer për një kohe te gjate kur te mbajta për te paren here ne krahët e mi. Nje e qare e madhe mbushi hapësiren e dhomes...

Dy duar fare te vogla u lekunden vrullshem,sikur te donin te merrnin sa me shume ajer,nga ajri i kesaj jete.Dhe ja pas kaq muajsh pritjesh,erdhe ne kete bote,Ti,

Lote te nxehte gezimi, ankthi, lehtesimi, dashurie rrodhen neper faqet e mia. Nuk e di,se çlloj emocione trazoheshin atje ne thellesite me te skajshme te shpirtit tim,e prej andej merrnin vrull e perhapeshin ne te gjithe qenien time. Ndjehesha krenar,nje Zot e di sesa -

Ej,vogelush-i fola me nje ze qe dridhej lehte.Ktheu koken e vogel. Mireserdhe ne kete bote,bir!

Roel,do mesosh se sa njerez te duan vertete ,por edhe te dish falesh dashuri, te marresh dije e te japesh me shume, te respektosh e te jesh i respektueshem per ate qe je, por me e rendesishmja eshte te jesh,vetem ti,vetja jote dhe askush tjeter”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21204018592834
array(1) { ["section"]=> string(86) "djali-i-emiljano-aleksit-ka-ditelindjen-cfare-i-shkruan-i-ati-do-t-ju-surprizoje-35961" }