Djali i Emiljano Aleksit ka ditëlindjen: Dëgjo bir, ka dy lloj njerëzish

Publikuar tek: barometri, më 08:20 26-03-2018 Djali i Emiljano Aleksit ka ditëlindjen: Dëgjo bir, ka dy lloj njerëzish

Këshilltari i presidentit Meta, Emiljano Aleksi

Në familjen e Emiljano Aleksit, këshilltarit të presidentit Meta, sot ka festë.

Djali i tij Roeli feston ditëlindjen, dhe Aleksi në rrjetet sociale i ka bërë një dedikim mjaft domethënës dhe të veçantë. Në rreshtat dedikuar djalit të tij, Aleksi i jep këshillat më të vlefshme Roelit, që me siguri e kanë zbukuruar pa masë ditën e vogëlushit.

Urimi i plotë për Roelin:

Dëgjo bir– ka dy lloj njerëzish,ata që kanë ëndrra dhe ata që ëndrrat i bëjnë realitet,ti duhet të bësh që jeta jote të jetë një ëndërr e s’duhet të lejosh në asnjë mënyrë që ëndrra të të bëhet jetë, përderisa ti qëndron në gjunjë gjithçka rreth teje do të duket e madhe,ngrihu dhe do e kuptosh se sa i madh je, nuk ka aspak rendësi numri i herëve në të cilat ti rrëzohesh, përderisa ti përpiqesh përsëri të ngrihesh dhe nuk ka përpjekje prapa së cilës nuk fshihet një ëndërr dhe nuk ka ëndërr që përpjekja nuk e kthen në realitet.

Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto për një tjetër sukses.

29543302_1702922443126133_8739697731648828115_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031865835189819
array(1) { ["section"]=> string(77) "djali-i-emiljano-aleksit-ka-ditelindjen-degjo-bir-ka-dy-lloj-njerezish-114547" }