Djali i ish-kryeministrin ironizon postimet e Edi Ramës në facebook: Po të uroj me këtë foto, është perlë!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:18 27-07-2017 Djali i ish-kryeministrin ironizon postimet e Edi Ramës në facebook: Po të uroj me këtë foto, është perlë!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka ironizuar postimet e Edi Ramës në rrjetet sociale, kryesisht ato në facebook.

Kryeministri poston çdo mëngjes foto nga zona të ndryshme turistike, nga veriu në jug, si dhe ndryshimet urbane pas reformave të ndërmarra nga qeveria.

Megjithatë, ngjarje aspak të këndshme janë shënuar ditët e fundit në plazhet e jugut. Rasti më tragjik ishte ai i vdekjes së një turiste ruse në Sarandë, e cila dyshohet se u godit nga një mjet lundrues teksa lahej në det.

Po ashtu, një ditë më parë në plazhin e Ksamilit janë larguar qindra pushues, pasi shpërthyen tubacionet e ujërave të zeza dhe për pasojë u derdhën në bregdet.

Shkëlzen Berisha ironizon postimet e Ramës duke i shkruar publikisht se e përshëndet, (duke e ironizuar) me foto nga Ksamili, i cili dje u “përmbyt” nga ujërat e zeza.

“Me qe Rama na uron cdo dite mengjesin me nje foto nga Shqiperia sot po ja uroj une me nje foto nga Ksamili, nje nga perlat e turizmit te mbuluar nga ujerat e zeza, pak dite pas vrasjes se turistes ruse”, shkruan Berisha. 

 

xeni.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021921873092651
array(1) { ["section"]=> string(109) "djali-i-ish-kryeministrin-ironizon-postimet-e-edi-rames-ne-facebook-po-te-uroj-me-kete-foto-eshte-perle-87494" }