Djali i ish-kryeministrit Berisha për takimin e kryeministrave: Vuçiç i tha Ramës para hundës se Serbia është pjesë e Kosovës

Publikuar tek: politike, më 15:42 27-05-2015 Djali i ish-kryeministrit Berisha për takimin e kryeministrave: Vuçiç i tha Ramës para hundës se Serbia është pjesë e Kosovës

Shkëlzeni Berisha ka reaguar pas konferencës së përbashkët përshtyp mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç duke thënë se nuk u dha asnjë zgjidhje për shqiptarët e Preshevës duke iu drejtuar atyre që “ u bënë pjesë e festimeve folklorike nacionaliste kur Rama tha në Beograd se Kosova nuk është Serbi" që mos mërziten "përse Vuçiç i deklaroi sot para hundës në Tirane, se ajo është pjesë e saj”.

“Ajo që shpresojmë por që s'ka ardhur nga këto takime jane zgjidhjet konkrete për të drejtat dhe problemet e shqiptarëve të Preshevës. Rama premtoi njehsimin e diplomave që ata kanë marë në Shqiperi, por deri me sot ky premtim ka pasur fatin e premtimeve elektorale. Shqipëria ka detyrën dhe përgjegjësinë të përmiresojë jetën e shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Fotot dhe batutat shterpe, duhet të jenë dytesore jo vetëm për aktoret por së pari për spektatorët”, përmbyllet reagimi i djalit të ish-kryeministrit Berisha përmes rrjetit social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç takohet me kreun e Kuvendit Meta: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për paqen në rajon
Vuçiç anullon darkën në Durrës, “marrin frymë” qytetarët durrsakë »
Article Logic
Execution time: 0.022463083267212
array(1) { ["section"]=> string(130) "djali-i-ish-kryeministrit-berisha-per-takimin-e-kryeministrave-vucic-i-tha-rames-para-hundes-se-serbia-eshte-pjese-e-kosoves-12089" }