Djali i Rexhep Meidanit frymëzohet nga Sali Berisha, kërkon protesta kundër qeverisë

Publikuar tek: politike, më 18:25 07-04-2016 Djali i Rexhep Meidanit frymëzohet nga Sali Berisha, kërkon protesta kundër qeverisë

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, është një ndjekës i rregullt i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mediave pranë Partisë Demokratike.

Në faqen e tij në facebook, Denion Meidani ka shpërndarë së fundmi aludimet e publikuara nga Berisha, se helikopteri i rrëzuar dje në Liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotë, transportonte mermer për shtëpinë e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Vermosh.

Meidani kërkon që qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë së drejtuar nga të majtët dhe kryeministri Edi Rama.

“Nëse kjo është e vërtetë atehere kemi arritur një nivel arrogance vrastar në qeverisje dhe reagimi qytetar është më shumë se i vonuar që të ngrihet valë valë në të gjitha sheshet e bulevardet e Shqipërisë”, shkruan ai.

Denion Meidani u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2013, ku ai u shkarkua nga posti i Drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, vetëm një muaj pasi PS kishte marrë zyrtarisht drejtimin e vendit.

Meidani akuzoi në atë kohë ish-drejtoreshën Elisa Spiropali, por kjo e fundit argumentoi se numri i 2 i doganave ishte shkarkuar për “mungesë etike”. Ai ishte emëruar në atë post nga drejtuesit demokratë, vetëm 8 ditë përpara se qeveria e Ramës të merrte pushtetin. 

denion.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja një premtim i pambajtur i Edi Ramës
Majko kujton pushtimin fashist dhe rithekson: Zgjedhja është vetëm Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.01754093170166
array(1) { ["section"]=> string(89) "djali-i-rexhep-meidanit-frymezohet-nga-sali-berisha-kerkon-protesta-kunder-qeverise-37093" }