Djali shpërthen në komente raciste për emigrantët, por mamaja i plas "bombën" në Facebook

Publikuar tek: bota, më 17:52 03-01-2017 Djali shpërthen në komente raciste për emigrantët, por mamaja i plas

Një djalë ka shpërthyer në komente raciste në profilin e tij në Facebook, duke sulmuar emigrantët për të cilët thotë se nuk duhet të kenë kurrë në dorë poste të rëndësishme në shtetin e tij, raporton Newsbomb.al.

Teksa poston një foto ai shkruan:

“Kjo fotografi është argumenti pse emigrantët nuk duhet dhe nuk do kenë asnjëherë kapacitetin për të mbajtur një post të rëndësishëm në shtetin tonë. #Eshpifur, #Tëhuajt”.

Më pas një shok i tij komenton duke e mbështetur:

“Ke të drejtë. Asnjëherë nuk do kenë dhe nuk duhet të kenë. Gjë e mirë që s’ke ndonjë nga këta në zyrën tënde”.

Ai i kthen përgjigje duke thënë:

“Epo duhet të ketë një arsye pse menaxhmenti i bankave nuk ka asnjë nga ata. Dua të them – kush do ia besonte paratë një emigranti. Nuk besoj se është më vetëm çështje e ngjyrës së lëkurës nga Afrika, Tailanda, India, Pakistani, Kina. Po vijnë më shumë nga Argjentina, Rusia, Polonia, Rumania apo nga ku dreqin vijnë”.

sdrf4yhdgjhjlhjlhkl.jpg

Këtu ka ndërhyrë nëna e tij, e cila mesa duket nuk e ka duruar më situatën:

“I Dashur …… më vjen keq që po e prish këtë orgji raciste mes teje dhe miqve “gjeni” që ti ke. Nuk ta kemi thënë kurrë këtë dhe ndoshta nuk duhet të ta them as tani por e ke tepruar shumë këtë herë dhe e meriton:

Dua të të them vetëm se ne (babai tënd dhe unë) të kemi adoptuar 23 vite më parë, kur ishe vetëm 2 vjeç nga një familje armene që në atë kohë jetonte në Sofje të Bullgarisë.

Megjithatë nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Ti u bëre një bankier i suksesshëm me një jetë të mirë. Mesa duket ata të “huajt e pistë” dhe “gjenet e pista” janë të afta për të arritur diçka në jetë.

Ps: Ne jemi ende duke të pritur për drekë të dielën. Unë jam duke përgatirur Spaghetti Bolognese, shpresoj që të mos jenë shumë “të huaja” për ty. /Newsbomb.al

Untitled56y5u54ruedtjhu.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02590012550354
array(1) { ["section"]=> string(92) "djali-shperthen-ne-komente-raciste-per-emigrantet-por-mamaja-i-plas-bomben-ne-facebook-64510" }