Djaloshi gazetar dhe “supermbesa” e Berishës bëhen bashkë për “pacawrrja-n” e Anila Bashës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:34 15-08-2015 Djaloshi gazetar dhe “supermbesa” e Berishës bëhen bashkë për “pacawrrja-n” e Anila Bashës (Majta) Eni Shehu me \"incidentin e brekëve\", (djathtas) \"supermbesa\" Dasara Malltezi në një darkë familjare

Eni Shehu, ose “Jerkstareni” është emri i një djaloshi që mundohet të bëjë gazetari me të vetën dhe për hir të së vërtetës është mjaft interesant në llojin e vet.

Djaloshi gazetar e ka ndarë mendjen të bëjë pak “zhurmë mediatike”. E nisi me “incidentin e brekëve” të hequra para Metës në Jalë dhe po e vazhdon me një sulm ndaj agjencisë newsbomb.al të Anila Bashës që djaloshi e quan “paçavurja e vet”. Na falni, për saktësi...ai e quan “pacawrrja vete”.

Dhe ne do ja japim këtë kënaqësi Eni Shehut. E dimë se sa e rëndësishme është të jesh protagonist sot, ndaj ai e meriton një “Facebook Bomb”, së cilës krejt rastësisht i bashkohet edhe “supermbesa” ose Dasara Malltezi. Imagjinoni pak: Një djalosh gazetar që sajon “incidentin” me brekët para Metës dhe një vajzë që aspiron të bëhet shkrimtare por që shkruan si “chat-iste” duke sulmuar Anila Bashën dhe redaksinë e saj.

Pse do thoni ju? Po ja, djaloshit gazetar i paskemi vjedhur këtë foton me brekët, a thua se morëm autorësinë e brekëve të tij! Ne e thamë që brekët ishin të gazetarit të ABC News, dhe të gjithë këtë, e bëmë me dëshirën e mirë për ta bërë “incidentin” e tij të dukej si incident, ashtu siç ai donte për të ruajtur protagonizmin e tij.

Kurse “supermbesa” duhet të jetë e qefmbetur, dukeqenë se hera-herës newsbomb, edhe për shkak të kategorisë “Facebook Bomb (pra “gjëra” Facebook-u ) i ka dedikuar pak hapësirë edhe asaj, si përshembull kur deklaronte se votën e saj në zgjedhjet e 21 qershorit ja kishte dhënë Bob Marley-t brenda një pikture me hashash, apo kur quante “parazit” një komentues që thjesht po e këshillonte të shkruante shqip, jo vetëm në respekt të gjuhës sonë por edhe në respekt të statusit “mbesa e ish-kryeministrit Berisha”.

Por ne jemi shumë të rritur për t’i mbajtur mëri dy të rinjve, ndaj po ja bëjmë edhe njëherë qejfin, duke i dedikuar një tjetër “Facebook Bomb” dhe duke ju lënë njëkohësisht të shijoni komentet e tyre për “pacawrrja”-n e Anila Bashës”.

Sugjerimi për të dy është : “Like and share!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01944899559021
array(1) { ["section"]=> string(92) "djaloshi-gazetar-dhe-supermbesa-e-berishes-behen-bashke-per-pacawrrja-n-e-anila-bashes-18439" }