"Djegia e Qendrës Kulturore humbje e madhe", flet Dhimitër Orgocka

Publikuar tek: kulture-art, më 09:52 14-12-2016 Dhimiter Orgocka

Gjatë natës së mbrëmshme është djegur Qendra Kulturore e Maliqit. Prej më shumë se 4 orësh, flakët vazhdojnë dhe kanë gllabëruar gjithë qendrën "Dhimitër Orgocka" ndërtuar në vitin 1953 nga sovjetikët.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga një zyrë që shërbente për policinë bashkiake pasi godina e kësaj të fundit ishte në rikonstruktim dhe zyra ishte transferuar në ambientet e Qendrës Kulturore.

Gjithnjë sipas informacioneve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike ose ndonjë furnelë e harruar hapur nga zyra e policisë bashkiake.

Vetë Dhimitër Orgocka, ka shkuar në Qendrën Kulturore që mban emrin e tij, bashkë me kryebashkiakun e Maliqit ndërsa është shprehur i pikëlluar për këtë ngjarje.

“Jo vetëm unë si individ por për gjithë qytetin kjo është humbja më e madhe në kushtet kur jeta kulturore në qytetin e Maliqit kishte marrë një hov të madh”, është shprehur Orgocka ndërsa shpreson në një rindërtim të qendrës.

Kryebashkiaku i Maliqit

 kr1.jpg

Qendra e shkrumbuar plotesisht

dfot_copy_copy.jpg

fot1_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Instalohet pajisja për dezinfektimin e ikonave në Muzeun e Artit Mesjetar
Mes 5 kandidaturave, ja kujt i jep çmimin “shkrimtari më i mirë i vitit” ministrja Kumbaro dhe shuma e parave që i akordohet »
Article Logic
Execution time: 0.26485705375671
array(1) { ["section"]=> string(69) "djegia-e-qendres-kulturore-humbje-e-madhe-flet-dhimiter-orgocka-62602" }