Djemtë e Kombëtares vishen “shik” për ceremoninë e FSHF-së, Duka: Do të surprizojmë

Publikuar tek: sport, më 09:25 15-11-2015 Djemtë e Kombëtares vishen “shik” për ceremoninë e FSHF-së, Duka: Do të surprizojmë

Të veshur me kostumin zyrtarë të ekipit Kombëtarë, futbollistët shqiptarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e kualifikimit për në Euro2016. Djemtë e kombëtares kanë treguar “class” të vërtetë në ceremoni, ndërsa nuk kanë munguar fotot mes tyre apo me të pranishmit e tjerë në Pallatin e Brigadave.

Gjatë ceremonisë është mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste në Paris, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Francës në vendin tonë, Bernard Fitousi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka premtuar se Shqipëria do të surprizojë në Kampionatin Europian, duke theksuar se Kombëtarja nuk do të mjaftohet vetëm me kualifikimin në fazën e grupeve.

“Misioni ynë nuk ka përfunduar këtu. Ne do ta vazhdojmë atë në Europian për të treguar vlerat e futbollit shqiptar. Unë jam i bindur dhe ju garantoj se kombëtarja nuk do të mjaftohet vetëm me kualifikimin në fazën finale por do t’ju dhurojë në europian të tjera emocione dhe surpriza. Ne do të ndërtojmë në Francë një shtëpi për tifozët kuqezi. Një vend ku ata do të mund të mblidhen, të ndjekin ndeshjet dhe do të kenë mundësinë edhe për tu takuar me idhujt e tyre”, tha Duka.

Kuq e zinjtë do të luajnë nesër në “Qemal Stafa” ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë, e dyta në pak ditë, pas asaj të zhvilluar në Kosovë. 

Lexo edhe: Sulmet terroriste mund të anulojnë Europianin Francë 2016, flet presidenti i Federatës franceze

12249903_10156186826075153_6559212471294134827_n.jpg

cika.png

ag.png

bash.png

mana.png

aliji.png

gas.png

lila.png

xha.png

nacu.png

cun.png

duka-658x370.jpg

DE-BIASI-2-658x370.jpg

fshf.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Mustafa takon futbollistët e Kombëtares: Jeni krenaria jonë
Plani i terroristëve për të vrarë të gjithë lojtarët e kombëtares gjermane në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.004176139831543
array(1) { ["section"]=> string(85) "djemte-e-kombetares-vishen-shik-per-ceremonine-e-fshf-se-duka-do-te-surprizojme-25454" }