'Do kemi përplasje civile', Andi Bejtja përplaset me Pezën: Uashingtoni e Brukseni nuk e pranojnë vendimin e Metës, vetëm ju. Ia pret gazetari: I ke fut kasetën ti... (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 12-06-2019 'Do kemi përplasje civile', Andi Bejtja përplaset me Pezën: Uashingtoni e Brukseni nuk e pranojnë vendimin e Metës, vetëm ju. Ia pret gazetari: I ke fut kasetën ti... (VIDEO)

Gazetari Andi Bejtja dhe analisti Alfred Peza kanë debatuar ashpër me njër-tjetrin mbrëmjen e sotme përsa i përket vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Peza akuzoi Arjon Sulon dhe Andi Bejten se po mbronin veprime anti-demokratike për të cilat Uashingtoni e Brukseli e kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa Bejtja u kundërpëgjigj duke iu drejtuar moderatores së emisionit dhe duke i kërkuar që të mos e ftojë më me eksponentë partie përballë gazetarëve.



DEBATI NË ABC NEWS:

Alfred Peza: Si ka mundësi që ju duartrokisni anti-sistemin, anti-ligjin, anti-kushtetutën dhe veprimet anti-sistem politik dhe demokratik.

Andi Bejtja: Fredi ç’domethënë kjo. I ke fut kasetën.

Alfred Peza: Ju po i thurni himne ndërkohë që gjithë bota demokratike, Uashingtoni, Brukseli, Berlini gjithë njerëzit e përgjegjshëm nuk e pranojnë. Ju thoni rroftë paligjshmëria. Bravo ju qoftë.

Andi Bjetja: Po ta them ty si vërejtje, ja kam thënë dhe Fevziut. Mos na ftoni me eksponentë të çfarëdo partie qoftë përballë dy gazetarë. Atij i matet koha, mua s’ma mat njeri. Ai ka futur kasetën.

Alfred Peza: Bejte fare, unë s’ju ndërpreva fare.

Andi Bejtja: Nuk është e drejtë fare. Ti ke synim politik, unë s’kam.

Alfred Peza: Unë kam synim të qartësoj pozicionin.

Andi Bejtja: Ti s’le, ti krahason Trump-in me këtë situatë tani.

Alfred Peza: Me çfarë të krahasoj? Me Ilir Metën që firmos gjëra anti-kushtetuese. Me kë ta krahasoj? Ma jep ti shembullin analog?

Andi Bejtja: Mos bëj krahasime naive tani, mos u bëj qesharak.

Juli Xhokaxhi: A mund t’i bëjë Rama zgjedhjet me një dekret të çdekretuar të Presidentit dhe a ka kuptim që Meta të caktojë datë zgjedhjesh pa pasur një marrëveshje?

Alfred Peza: S’bëhen gjërat me dëshirë.

Andi Bejta: Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut.

Alfred Peza: Jo pra jo.

Andi Bejtja: Duro ta mbaroj, nuk jemi koha politike çdo katër vjet nuk është eksploruar. Nuk jam jurist. Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më.

Juli Xhokaxhi: Por çfarë ka?

Andi Bejta: Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088410377502441
array(1) { ["section"]=> string(169) "do-kemi-perplasje-civile-andi-bejtja-perplaset-me-pezen-uashingtoni-e-brukseni-nuk-e-pranojne-vendimin-e-metes-vetem-ju-ia-pret-gazetari-i-ke-fut-kaseten-ti-video-168009" }