“Do më zgjedhin mua të më vrasin se jam…”, gazetarja zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Mario Majollarit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 16-04-2018 “Do më zgjedhin mua të më vrasin se jam…”, gazetarja zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Mario Majollarit

Mario Majollari u ekzekutua me tre plumba në kokë rreth një javë më parë, sipas hetimeve të deritanishme, për të shlyer një krim të kryer vite më parë nga babai i tij.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se Mario Majollari e parandjente që do ta vrisnin dhe shpesh shprehej se “Do më zgjedhin mua të më vrasin pasi jam fëmija i parë i familjes”.

28-vjeçarit Mario Majollari i ishte refuzuar azili në Suedi.

Deklarata e Lalës në emisionin “Opinion”:

Ai u braktis nga babai kur ishte vetëm 2 vjeç. Babai i tij u nda nga bashkëshortja. Mbrëmjen e ngjarjes Marjo Majollari u qëllua me tre plumba në kokë.

Ai shprehte gjithmonë shqetësimin te miqtë e tij dhe të gjithë personave që ai njihte. Ai kishte pasion kuzhinën dhe në kohën që punonte në Durrës dhe thoshte gjithmonë se “do më zgjedhin mua të më vrasin se jam fëmija i parë i famijes” edhe pse nuk kishte raporte me babain. Por nuk kishte asnjë denoncim në polici që ndihem i rrezikuar.

Marjo Majollari besohej që ishte njeriu i fundit që mund të hakmerreshin ndaj të atit. Zgjati gati dy vite, unë kam kontaktuar me një nga miqtë e tij që ishte në azil. Edhe pse në Suedi ai shprehte një shenjë shqetësimi, ankth dhe frikë. Dhe një një farë mënyre ishte një këmbanë alarmi edhe për njerëzit që e rrethonin aty.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja ironizon ERTV: Në terren asnjë deputet, të kuruar drejt DHOMËS SË RRËFIMIT për t’i rënë në qafë...
“Zhduket” Llalla, avokati: Kam 5 ditë që nuk kam komunikuar me të »
Article Logic
Execution time: 0.017584800720215
array(1) { ["section"]=> string(111) "do-me-zgjedhin-mua-te-me-vrasin-se-jam-gazetarja-zbulon-detaje-tronditese-per-vrasjen-e-mario-majollarit-117130" }