'Do ndalojmë mëhallat', Rama thirrje investitorëve: Po bëhet Golem dhe Joni. Mos kërkoni leje për ndërtime të shëmtuara (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:37 27-11-2018 'Do ndalojmë mëhallat', Rama thirrje investitorëve: Po bëhet Golem dhe Joni. Mos kërkoni leje për ndërtime të shëmtuara (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin i zhvillimeve në turizëm, 'Shqipëria si destinacion', që po mbahet në Tiranë.  Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se sa i përketi turizimit Shqipëria është në fazën e kapërcimeve të mëdha.

Po ashtu Rama u ndal edhe tek investimet që kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e turizimit, duke iu referuar ndërtimeve jo të rregullta, që i cilësoi si 'mëhalla'.

"Është shfaqur tendeca për ta bërë Golem edhe Jonin dhe bregdetin sipër. Ne këtë tendecë jemi të vendosur ta ndalojmë ne çdo kusht. Ato mëhallat nuk janë turizëm, por nuk ka snjë impakt për zhvillimin e produkteve të zonës. Mëhallat jo vetëm që nuk japin anjë lloj impakti jashtë kufirit të tyre, por janë geto të kamurish", tha Rama ndër të tjera, ndërsa u bëri thirrje investotorëve që të mos kërkojnë leje për investime të shëmtuara.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Historia që fillojmë hapim themele i shesim me këste pastaj në fund përfundojnë që hotelim mbetet në letër. Lëmë kantierin dhe ikim dhe më pas lëmë një mëhallë është një histori që për ne duhet të konsiderohet e marrë fund. Apeli im për investitorët që mos e marrin mundimin të vinë me albume të fshatrave turistikë. Jemi në një nga qendrat më intensive të zhvillimit, por jemi kthyer në mëhalla. Ajo që shohim kudo në këto vende është intensifikimi i kushteve më shumë para dhe më shumë cilësi. Hotelet me 4 dhe 5 yje dhe brandet e niohura që kemi krijuar një legjislacion nuk mjaftojnë sepse duhet që në të gjithë vijën horizontale të zhvillimit ne të qendrojmë. Kjo është Shqipëria dhe ne duhet të jemi të prirur të ndërtojmë një fizionomi tonën. Ajo pamja tregon aty se përqindja më e madhe e vizitorëve që vijnë në Shqipëri janë të atraktuar nga historia, mikpritja.

Është shfaqur tendeca për ta bërë Golem edhe Jonin dhe bregdetin sipër. Ne këtë tendecë jemi të vendosur ta ndalojmë ne çdo kusht. Ato mëhallat nuk janë turizëm, por nuk ka asnjë impakt për zhvillimin e produkteve të zonës. Mëhallat jo vetëm që nuk japin anjë lloj impakti jashtë kufirit të tyre, por janë geto të kamurish. Ne jemi të bindur se nëse investitorët do të na kuptojunë dhe ndjekin pas shumë vitesh do të jenë ata që do na falenderojnë. Do të krijojnë industri që do japin të ardhura për fëmijët e tyre. Dua sinqerisht të falenderoj të gjithë ata që janë këtu sot si investitorë edhe ata që na nderojnë pasi kanë bërë një rrugë të gjatë për të ardhur në Tiranë si sipërmarrës të huaj që do sjellin pikërisht këtë që ne duam të injektojmë dhe dua të falenderoj edhe organizatorët është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë këtë si rrugë dhe mision të përbashkët për vendin tonë. U them investitorëve ju lutem mos hajdeni të kërkoni leje për gjëra të shëmtuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12358403205872
array(1) { ["section"]=> string(129) "do-ndalojme-mehallat-rama-thirrje-investitoreve-po-behet-golem-dhe-joni-mos-kerkoni-leje-per-ndertime-te-shemtuara-e-plote-143055" }