Do ngrejë Basha çadër? Ish kryetari demokrat zbulon detajin nga protesta

Publikuar tek: politike, më 20:52 12-01-2018 Do ngrejë Basha çadër? Ish kryetari demokrat zbulon detajin nga protesta

Ish kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje, Florian Dani në një reagim në rrjetet sociale, përveç se kritikon rezultatet e dobëta të kësaj partie në rrethin e Lushnjes, zbulon edhe dejate nga protesta e opozitës në 27 janar.

Sipas tij, nuk ka gjasa që Luzlim Basha të ngrejë një çadër të dytë, por Dani shton se protesta është e nevojshme të udhëhiqet nga PD-ja e në të njëjtën kohë shpreh besimin e ringritjes së kësaj force politike.

“Sa për protestën dhe çadrën nr 2, edhe nëse rezulton e tillë, ( çadër për mua nuk ka shans), protestat i bëjnë mirë çdo shoqërie dhe Partia Demokratike e ka të nevojshme që të levizë nga vendi dhe ta udhëheqë atë”, shrkuan ai.

Reagimi i plotë:

Keqardhje që performanca më e dobët në rang kombëtar është e Degës së Partisë Demokratike Lushnjë pas asaj të Krujës, nga ku në Bashkinë Divjakë shkoi me minus 3207 vota në 2017-tën në krahasim me 2013-tën, dhe më tej në gjithë Rrethin Lushnjë me 4131 vota minus në 2017-tën në raport me 2013-tën.

Patjeter që në të ardhmen do të bëhet më mirë për demokratët lushnjarë me bashkimin e të gjithëve pas korrigjimeve drastike të nevojshme dhe të domosdoshme të drejtimit të Degës.

Në #27_Janar të gjithë në shesh kundër uzurpimit të çdo qelize të jëtës së shqiptarëve nga Noriega.

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë i kërkoi Meta presidentes kroate për Ballist Morinën? Zbardhen detajet
Hakmarrja e Mimoza Hafizit, gati ndarja në dysh e LIBRA-s, nesër plas ‘bombën’ »
Article Logic
Execution time: 0.0038611888885498
array(1) { ["section"]=> string(78) "do-ngreje-basha-cader-ish-kryetari-demokrat-zbulon-detajin-nga-protesta-106376" }