'Do rri jashtë të pi një kafe...' Nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, flet Ndriçim Xhepa

Publikuar tek: kulture-art, më 12:07 07-11-2018 'Do rri jashtë të pi një kafe...' Nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, flet Ndriçim Xhepa Ndricim Xhepa

Një ngjarje e pakëndshme i ndodhi dy ditë më parë aktorit të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa, në premierën e filmit ‘Delegacioni' në natën e tretë të Tirana International Film Festival.

Teksa përpiqej të futej në sallën e kinemasë për të parë premierën e filmit “Delegacioni” ku aktori luan një nga rolet kryesore, u tha se është ndaluar nga rojet në hyrje të kinemasë.

Ata nuk e njohën aktorin dhe i kanë kërkuar atij biletën për të hyrë për të parë filmin por kanë qenë organizatorët e festivalit dhe Drejtori i Qendrës për Kinematografinë, ata të cilët i kanë ndërhyrë për të zgjidhur keqkuptimin dhe i kanë kërkuar aktorit të futej brenda.

“Nuk hy brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, dhe nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe,”- kishte thënë Xhepa, nga gjithë situata krijuar.

Së fundmi, ka ardhur edhe reagimi i vetë aktorit i cili mesa duket nuk e ka marrë aq me nervozizëm sa ç’paraqitej në lajmet e qarkulluara.

“Unë kisha marrë disa bileta me thënë të drejtën: për gruan dhe 2 për tim vëlla me të shoqen. Vetë nuk kisha ndër mend të hyja për ta parë filmin sepse e kisha parë tre herë më parë. E kisha parë dhe në Varshavë. Mirëpo kur u afruam tek dera disa vajza të vogla na kërkuan biletën, me të drejtën e tyre. Zakonisht këto festival janë bërë pa bileta fare, por këtë herë meqë bëhej fjalë për një film që vinte nga Festival i Varshavës, kureshtja shtohet.
Pra, kur u afruam te dera, mendova të hyja se mos duhesha për ekspozenë. Se zakonisht del regjisori me disa aktorë ne skenë para shfaqjes, këto vajzat kërkuan biletat dhe u thashë: Po hyj se po bëhet ekspozeja se ka qëlluar të luaj te ky filmi. Dhe ata insistuan dhe nuk janë për t’u keqkuptuar se tani dalin brezat e rinj, nuk është e thënë që t’i njohim të gjithë. As nuk e pretendoj. Ndaj pa të keq dola”-ka treguar aktori për “TiranaPost”.

Megjithatë, aktori i madh tha se nuk i ka mbetur qejfi për këtë dhe nuk ka pse bëhet e gjitha kaq e madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keqkuptimi me librin nuk është thjesht një shprehje…
Athina kujton Skënderbeun, ekspozitë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes »
Article Logic
Execution time: 0.5860710144043
array(1) { ["section"]=> string(97) "do-rri-jashte-te-pi-nje-kafe-nuk-u-lejua-te-shikoje-filmin-ku-luan-vete-flet-ndricim-xhepa-140593" }