'Do ta shihni kush jam', flet i mbijetuari i masakrës së Matit: Kujtimi kishte pirë raki

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 12-10-2018 'Do ta shihni kush jam',  flet i mbijetuari i masakrës së Matit: Kujtimi kishte pirë raki Autori Kujtim Koxha

I mbijetuari i vetëm në masakrën e Matit, Astrit Hani ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë.

 Hani ka treguar se dy orë para ngjarjes, autori kishte konsumuar raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.

“Unë isha poshtë makinës, se kishte një defekt. Pashë që Kujtimi po debatonte me punonjësit e Bashkisë.

Kujtimi i thoshte ‘jam unë këtu jo ju. Tha se ‘do ta shihni për pak se kush jam’. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën pastaj të tjerit. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t'i hiqte automatikun Kujtimit”, u shpreh Hani.

Kujtojmë që ditën e djeshme, 54 vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë breshëri plumbash shtetasit;

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :

Erzen  Aliaj , 49 vjeç,  banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit  Buci , 43 vjeç,  banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)

Dhe është plagosur rëndë shtetasi Astrit Hani,  40 vjeç,  banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ardi Veliu në SHBA, merr pjesë në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë
Rrahu nusen e djalit, arrestohet gruaja në Korçë (EMRI)   »
Article Logic
Execution time: 0.017771005630493
array(1) { ["section"]=> string(91) "do-ta-shihni-kush-jam-flet-i-mbijetuari-i-masakres-se-matit-kujtimi-kishte-pire-raki-137561" }