“Do të vdesin autorët, librat veprat…” ministrja Kumbaro shfaq shqetësimin në maratonën e leximit

Publikuar tek: kulture-art, më 20:56 29-09-2016 “Do të vdesin autorët, librat veprat…” ministrja Kumbaro shfaq shqetësimin në maratonën e leximit

Ka nisur sot “Tirana Lexon”, një maratonë leximi e cila zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri. Ky eveniment kulturor pikësëpari ka si qëllim afrimin e lexuesve me librin, sidomos lexuesit e rinj.

Ceremonia e hapjes u zhvillua sot në orën 10, ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Jonila Godole (drejtuese e IDMC-së) dhe gazetarët Alfred Lela, Ben Andoni, Arta Marku dhe Alda Bardhyli.

Pjesëmarrëse e kësaj maratone ishte gjithashtu Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shfaqi hapur shqetësimin e saj lidhur me rrezikun që sjell humbja e audiencës apo e lexuesve të brezit të ri.

 “Si qytetare, si pedagoge por edhe sidomos si prind, them se shqetësimi im është fakti që jo vetëm lexohet pak libra, por në përgjithësi ka një izolim të brezit të ri nga produktet e mirëfillta kulturore: këtu kam parasysh pikturën, muzikën, teatrin, librin, operan, muzetë… Nëqoftëse sot kemi një publik që shkon midis moshës 30, 40 dhe 70 vjeç, që e frekuenton teatrin dhe eventet e tjera kulturore, nuk kemi brezin e ri të cilët do jenë 40 vjeçarët apo 50 vjeçarët e nesërm. Nëse s’do të kemi lexues apo frekuentues të teatrit do të vdesin autorët, librat, veprat…  që do të thotë se nuk krijojmë dot, nuk përkthejmë dot, nuk pikturojmë dot nëse nuk ka kush t’i konsumojë.” – tha Kumbaro në panelin “Letërsia si vend kujtese”.

Ndër emrat e panelistëve të tjerë të cilët ndanë një pasazh apo një mendim me lexuesit e rinj përmendim edhe shkrimtarët: Yljet Aliçka, Vera Bekteshi, Maks Velo, etj.

Ky aktivitet organizohet nga IDMC (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Takimet e "Tirana lexon" do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme në të gjithë qytetin./Newsbomb.al

14543483_1897320097165184_989943431_n.jpg

14527423_1897320093831851_315912929_n.jpg

14543465_904794352984186_967177330_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Kjo ditë të përkujtohej në kalanë e Lezhës, simbol i degradimit
Sytë tek këto gra dhe vajza zejtare: Lodhen dhe robtohen pa iu ankuar askujt »
Article Logic
Execution time: 0.019698858261108
array(1) { ["section"]=> string(99) "do-te-vdesin-autoret-librat-veprat-ministrja-kumbaro-shfaq-shqetesimin-ne-maratonen-e-leximit-54562" }