Do të zhduken nga qarkullimi kartmonedhat 500 Euro? Banka Qendrore merr sot vendimin. Shkak, financimi i terrorizmit

Publikuar tek: ekonomi, më 09:50 04-05-2016 Do të zhduken nga qarkullimi kartmonedhat 500 Euro? Banka Qendrore merr sot vendimin. Shkak, financimi i terrorizmit

Banka Qendrore Evropiane do të vendosë sot fatin e banknotave prej 500 eurosh, që janë të lidhura me pastrimin e parave, tregun e zi dhe financimin e terrorizmit, raporton The Guardian.

Kjo çështje do të jetë në axhendën e sotme të këshillit qeverisës së Bankës Qendrore Evropiane. Banka do të vendosë të stopojë lëshimin e tyre, si një kartmonedhë që besohet se favorizon kriminelët, që duan të lëvizin shuma të mëdha parash, duke u shpëtuar autoriteteve.

Por nxjerrja e tyre nga qarkullimi ka shkaktuar zemërimin e disa vendeve, siç është Gjermania. “Këto kartmonedha janë një mekanizëm I preferuar pagesash për ata që merren me aktivitete të paligjshme, dhe një mënyrë e thjeshtë për tu transportuar” sipas një studimi të Universitetit të Harvardit.

Sipas studimit, për shkak të përmasës bankonotat 500 euro janë bërë shumë të çmuara në financat e nëndheshme, dhe në disa qarqe janë konsideruar si “Bin Laden”.

“Këto bankonota 500 euro janë përdorur më shumë për të fshehur gjëra, sesa për të blerë” tha Michel Sapin në mars, ministri i Financave të Francës.

“Përdoren më shumë për të lehtësuar transaksionet jo të ndershme sesa të të lejojnë për të blerë ushqim për të ngrënë” vazhdon Sapin.

Franca vazhdon të ngulmojë për të luftuar financimin e terrorizmit disa muaj pas serive të përgjakshme të sulmeve në Paris në 2015.

Komisioni Evropian gjatë shkurtit tha se do të “eksploronte nevojën për masa shtrënguese efikase në pagesat kesh dhe të inkurajonte Bankën Qendrore Evropiane për të marrë masat e nevojshme për kartmonedhat e mëdha, në mënyrë të vecantë për kartmonedhat EUR 500”.

Sipas statistikave të Bankës, kartmohedhat 500 EUR janë 3 përqind e bankonotave totale në qarkullim, por që kanë 28 përqind të vlerës.

Megjithatë, Gjermania po bën rezistencë ndaj këtij vendimi, ku shumica e njerëzve preferojnë ende të bëjnë pagesa cash.

Dhe kur u krijua Euro, ishte gjermania që kërkoi një bankonotë 500 euro sepse ishte në një përmasë të ngjashme me bankonotat 1000 deutchmarka.

Një numër ekspertësh sugjerojnë se të nxjerrësh nga qarkullimi kartmonedhat 500 euro nuk do të jetë vecanërisht efektive në luftën kundër krimit.

“Krimi i organizuar nuk është budalla. Shumica e parave pastrohen nëpërmjet kompanive” tha Friedrich Schneider, një ekspert i ekonomisë gri në Universitetin e Linz në Austri, i intervistuar së fundi nga mediat gjermane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023977041244507
array(1) { ["section"]=> string(119) "do-te-zhduken-nga-qarkullimi-kartmonedhat-500-euro-banka-qendrore-merr-sot-vendimin-shkak-financimi-i-terrorizmit-39438" }