Do vazhdoni studimet e larta? Ja kush janë profesionet më të kërkuara dhe me paga më të larta

Publikuar tek: ekonomi, më 21:43 22-07-2015 Do vazhdoni studimet e larta? Ja kush janë profesionet më të kërkuara dhe me paga më të larta

Shumë studentë kur bëjnë zgjedhjen e tyre për të shkuar në universitet udhëhiqen nga pasioni dhe dëshira për një profesion të caktuar që ata duan të kenë në të ardhmen.

Sigurisht, që të bësh atë që të pëlqen më shumë në jetë është diçka pozitive, por nga ana tjetër është e rëndësishme të ndiqet edhe trendi botëror në lidhje me kërkesën për punëtorë dhe për paga më të larta.

Gjithashtu, edhe në rastet kur ju e keni një profesion dhe ju ofrohet një mundësi e re për një nga pozicionet e mëposhtme, më mirë mos e refuzoni.

Këto janë 10 punët që do të kenë rritje kërkese dhe page për dy vitet e ardhshme sipas Forbes:

1. Zhvilluesit e programeve në pajisjet telefonike (Mobile) – Rritje prej 9.5 %, kërkese; Paga: 93.000$-132.000$.

2. Shef i sigurisë – Rritje prej 7% kërkese; Paga: 38.000$-218.750$.

3. Arkitekt i të dhënave – Rritje prej 6% kërkese; Paga: 111,000$ –149,750$.

4. Dizenjues i pajisjeve telefonike (Mobile) – Rritje prej 5.3 % kërkese; Paga: 70,000$ –98,500$.

5. Avokatët – Rritje prej 4.9 % kërkese; Paga: 136,750$-192,500$.

6. Menaxher i Auditit të Brendshëm (Kompani të mëdha) – Rritje prej 4.8 % kërkese; Paga: 105,500$ –146,000$.

7. Analist i sistemit të biznesit (Kompani të mëdha) – Rritje 4.7 % kërkese; Paga: 105,250$ –124,250$.

8. Përfaqësues i shërbimeve me klientin (1 der në 3 vite eksperiencë) – Rritje 4.1 % kërkese; Paga: 43,000$ –52,750 $.

9. Llogaritar/ Kontabilist i kompanisë – Rritje 3.3 % kërkese; Paga: 44,000$–58,500$.

10. Planifikues i strategjisë së përmbajtjes/ PR menaxher – Rritje 2.9 % kërkese; Paga: 69,500$ –89,500$.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02011513710022
array(1) { ["section"]=> string(98) "do-vazhdoni-studimet-e-larta-ja-kush-jane-profesionet-me-te-kerkuara-dhe-me-paga-me-te-larta-16784" }