'Do vazhdoni të vidhni', Agron Shehaj zbulon koncesionin e ri: 70 mln euro për 16 km rrugë (DEBATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 11-02-2019 'Do vazhdoni të vidhni', Agron Shehaj zbulon koncesionin e ri: 70 mln euro për 16 km rrugë (DEBATI)

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është diskutuar për ndryshimin e pr/ligjit për Koncesionet dhe PPP.

DePuteti i PD, Agron Shehaj denoncoi një rast të fundit tw dhënies me koncesion të rrugës Orikum-Dukat, kur tha se do të jepen 70 mln euro për 16 km rrugë.

Për këtë deputeti kërkoi sqarim nga zv.ministrja e Financave, Albana Shkurta.

Pjesë nga debati:

Albana Shkurta: Çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi.

Agron Shehaj: Pra do vazhdoni të vidhni. Zonja nuk na dha përgjigje, ju jeni mazhoranca këtu, duhet të përgjigjeni.

Lorenc Luka: Po riparoni diçka të gabuar që keni bërë. Mos ndoshta abuzoi minsitri i kaluar? Bëri veprime të papërgjegjshme? Duhet të ketë një arsyetim pse sillet sot ky pr/ligj?

Albana Shkurta: Puna për përgatitjen e këti pr/ligji ka kohë që ka filluar. Ka qenë në diskutime. Në hartimin e këtij pr/ligji janë marrë parasysh sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare por edhe rekomandimet apo komentet e marra nga ambienti brenda vendit. Ne mendojmë që ky pr/ligj adreson shqetësimt që kemi marrë. Këto projekte nuk është se nuk do ofrohen më, por eleminohet marrja e iniciativës nga nga privatët përmes një oferte të pakërkuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Dajti i shpëtoi burgimit të përjetshëm, REAGON Presidenti Meta
Targat e Provës, Drejtoria e Transporteve: Nga sot aplikimi bëhet online »
Article Logic
Execution time: 0.0045831203460693
array(1) { ["section"]=> string(100) "do-vazhdoni-te-vidhni-agron-shehaj-zbulon-koncesionin-e-ri-70-mln-euro-per-16-km-rruge-debati-152363" }