Doda: Bashkia e Tiranës të drejtohet nga një femër

Publikuar tek: politike, më 17:16 08-03-2015 Doda: Bashkia e Tiranës të drejtohet nga një femër

Deputetja e PD-së Mesila Doda kërkon një përfshirje më të gjërë të femrave në politikën mbarëshqiptare.

Në një intervistë për Kosovapress, Doda ka thënë se do të ishte mirë nëse në kryeqytet do të kishim një drejtuese femër. Sipas Dodës, duhet një mbështetje më e madhe ndaj grave që kërkojnë të hyjnë në politikë.

Kryetare bashkie në Tiranë, Durrës, Elbasan, në të gjithë Shqipërinë do të parapëlqeja kudo në qytete të mëdha apo të vogla që të garonin zonjat dhe Tirana është kryeqendra dhe do të ishte shumë mirë që të kishim një zonjë, por përtej kësaj do të duhet të shikojmë që të paktën të garojnë gratë, aty ku të mundemi, që ti rrisim e ti fusim në politikë si garuese si pjesë e asaj ajkës politike le të themi do të duhet që ti mbështesim”, ka thënë Doda.

Doda ka kritikuar qeverinë e Kosovës për numrin e vogël të femrave në kabinet, duke pasur vetëm dy ministre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Vokshi takim me gratë në Durrës, thirrje për protestë
Berisha kërkon “20 shkurt” të dytë: Rrezikojmë konflikt civil »
Article Logic
Execution time: 0.025392055511475
array(1) { ["section"]=> string(54) "doda-bashkia-e-tiranes-te-drejtohet-nga-nje-femer-5299" }