Doda-deputetes socialiste që mbështet Blushin: Ke rrugë të vështirë

Publikuar tek: politike, më 10:34 02-02-2016 Doda-deputetes socialiste që mbështet Blushin: Ke rrugë të vështirë Mesila Doda, deputete

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi është e para deputete që del hapur në mbështetje të kolegut të saj Ben Blushi. Hafizi ka shkruar nga rrjetet sociale se i bashkohet shqetësimit të tij për Partinë Socialiste.

“I ofroj mbështetje në rrugëtimin dhe platformën e Kongresit. Do përcjell gjithë aspiratat tona për partinë ku po aderojmë. I bashkohem Blushit për shqetësimin e tij për PS. Kauza e një partie të madhe i përket çdo qytetari. Përcjell reflektimet për frymë bashkëpunimi dhe respekti’’, shkruan Hafizi.

Duket se dhe Hafizi ka të njëjtin shqetësim si Blushi, për zgjedhjet brenda strukturave të PS-së në Shkodër, ku është deputete. ''Në Shkodër nuk janë bërë fare zgjedhje'', ka konstatuar deputetja.

Menjëherë ka reaguar edhe ish deputetja e PD Mesila Doda e cila i ka konstatuar Hafizit duke iu referuar përvojës së saj se do ta ketë të vështirë rrugën që ka zgjedhur.

“Rrugë e vështirë zysh Moza. Do kesh shumë vështirësi por tek e fundit do jesh e çliruar prej mëkatit të heshtjes. Ta them për eksperiencë”, komenton Doda në statusin e Hafizit.

doda.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E para deputete që e mbështet publikisht, Mimoza Hafizi: I bashkohem Ben Blushit
Rama:Kamerat dixhitale, sy objektiv kundër krimit »
Article Logic
Execution time: 0.022119045257568
array(1) { ["section"]=> string(72) "doda-deputetes-socialiste-qe-mbeshtet-blushin-ke-rruge-te-veshtire-31541" }