Doda e shqetësuar: Spiunët, status të veçantë, gëzojnë mbrojtjen e shefave

Publikuar tek: politike, më 07:20 11-09-2015 Doda e shqetësuar: Spiunët, status të veçantë, gëzojnë mbrojtjen e shefave Mesila Doda, deputete

Deputetja Mesila Doda prej kohësh tanimë, ka mbajtur qendrimet e saj kritike kundër kreut të PD Lulzim Basha për shkak të bashkëpunëtorëve që ai mban afër. Deputetja, në një reagim për gazetën “Shqip” lidhur me debatin nëse ka apo jo spiunë në rradhët e Partisë Demokratike ka thënë se në fakt ata janë kudo. Sipas Dodës, spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale nga liderët e sotëm politikë.

Deputetja shton se pikërisht kjo ishte dhe arsyeja se pse nisma e saj për hartimin e draftit të lustracionit dhe hapjes së dosjeve të regjimit komunist, depozituar në Kuvend nga vetë ajo dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, u kundërshtua me forcë nga të dyja kampet politike PS-PD.

“Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur interesohen sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithëanshëm kur depozituam ligjin që i hiqtë xhelatët nga politika dhe ekzekutivi. Halli i shefave është si t’i kenë sa më të përdorshëm, nuk shqetësohen nga asnjë kriter etik dhe njerëzor”, thotë deputetja Mesila Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas disa orë debatesh, Kuvendi miraton ndryshimet për buxhetin e vitit 2015
Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime, nuk bën asnjë koment për Tahirin »
Article Logic
Execution time: 0.016388893127441
array(1) { ["section"]=> string(77) "doda-e-shqetesuar-spiunet-status-te-vecante-gezojne-mbrojtjen-e-shefave-20513" }