Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Maqedoninë

Publikuar tek: politike, më 18:28 20-05-2015 Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Maqedoninë

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, dorëzuar në Parlament kërkesën e saj për interpelancë me ministrin e Jashtëm Ditmir  Bushati për ngjarjet në Maqedoni dhe gjendjen reale dhe përgjegjësitë e shtetit shqiptar për gjendjen e bashkekombasve të tij.

“Prej mengjezit te djeshem kam depozituar ne Parlamentin e Shqiperise kerkesen per interpelance me Ministrin e Jashtem, z.Ditmir Bushati per çeshtjen e Maqedonise, gjendjen reale dhe pergjegjesite e shtetit shqiptar per gjendjen e bashkekombasve te tij. Shpresoj qe kjo interpelance te zhvillohet sa me shpejt dhe te kemi mundesi te sjellim nje tablo reale te situates, detyrimeve tona dhe zgjidhjeve”, njofton Mesila Doda.

Kërkesa:

Kërkesë për interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati

Nisur nga zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, dhe nga gjendja në të cilën ndodhet respektimi i të drejtave të njeriut nga shteti maqedonas per popullsinë shqiptare, kërkoj interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati, për të sqaruar Parlamentin e Shqipërise dhe opinionin publik mbi çështjet e mëposhtme:

Cila është situata e sotme në Maqedoni në pikëpamje të sigurisë, të rrezikut të shpërthimeve të konfliktit ndëretnik, apo përplasjeve midis palëve politike atje?

Cila është strategjia e veprimit të shtetit shqiptar i gjendur midis dy detyrimeve, njerit kombëtar dhe tjetrit për shkak të përkatësisë në Aleancën perëndimore të shteteve-atij mbrojtjen dhe përparimin e korpusit të lirive dhe të drejtave të popullit shqiptar atje dhe për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë?

A ka patur lëvizje të trupave ushtarake maqedonase dhe shtim përgjatë kufrit me Shqipërinë? Nëse po, cilat janë masat e marrë nga shteti shqiptar?

A është rrespektuar marrëveshja e Ohrit? Cili ka qenë implementimi praktik dhe juridik i akteve të kësaj marrëveshje? Cila është situata e arsimimit, politikave të punësimit dhe nevojës së kujdesit shëndetsor për popllsinë shqiptare në Maqedoni? Si dhe sa janë respektuar të drejtat e njeriut në popullsinë shqiptare, shtetase të Maqedonisë?

Cili është roli i deritanishëm i shtetit shqiptar në respekt të detyrimit kushtetues për të përkrahur popullsinë shqiptare kudo ku ajo ndodhet? Cilat janë hapat e mëtejshme që parashikoni të ndërmerrni në rast degjenerimi te situatës?

A ka gjasa për një revolucion të butë atje? Cila është qasja e Republikës së Shqipërisë ndaj faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile atje që mund ta realizojnë këtë revolucion?

A keni vendosur ju kontakte me të gjithë palët politike atje? Cili është pozicioni i tyre ndaj faktorit shqiptar dhe shtetit civil në Maqedoni?

A nuk mendoni se ka ardhur koha të ndryshohet sjellja e shtetit shqiptar ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni, duke hequr dorë nga paternalizmi me ngjyrim partiak, dhe të kemi qasje më përbashkuese e cila i favorizon rritjen e këtij faktori, lejon qarkullimin e elitave dhe hyrjen e faktorëve të tjerë të rinj, më përparimtarë?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Dyshja Rama-Meta kërcënon qytetarët për votën
Basha: Kur je me Grida Dumën të vijnë 6 fotografë, 10 kamera... »
Article Logic
Execution time: 0.019335031509399
array(1) { ["section"]=> string(66) "doda-kerkon-interpelance-me-ministrin-bushati-per-maqedonine-11607" }