Doda: Krimi hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet

Publikuar tek: politike, më 22:17 22-03-2015 Doda: Krimi hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet

Deputetja e PD-së Mesila Doda është shprehur se të paktë ishin ata që mbështetën kauzën e opozitës kur ngriti zërin për dukurinë që po ndodhte tek PS me dorëzimin e mandateve nga disa gra deputete pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

“Kur para disa muajsh ngritëm zërin dhe lëshuam thirrje alarmi për dukurinë e shtrëngimit të grave parlamentare për dorzimin e mandateve dhe dominimin e politikës nga krimi, pakkush pati dëshirë dhe vizion të na dëgjonte dhe të mbështeste kauzën tonë”, shkruan Doda në facebook.

Ajo shpreson se procesi i dekriminalizimit të jetë vetëm hapi i parë, i cili do të ndiqet nga një sërë veprimesh që do ndajnë përfundimisht krimin nga politika. Sipas Dodës, krimi hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet.

“Sot, e vetmja gjë që shpresoj dhe uroj me gjithë zemër, është që kjo që po ndodh do jetë vetëm hapi i parë i cili do ndiqët nga një sërë veprimesh të tjera që do e ndajnë përfundimisht krimin nga politika...Krimi nuk është i fuqishëm, thjesht hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet. Lus Zotin që të shohim ditën kur masat kundër krimit në politikë do jenë kaq të egra sa vetë përfaqsuësit e këtij soji do pendohen thellë që hynë dhe poseduan një pushtet që nuk i takonte, një pushtet që i takon njerzve idealiste dhe të ndershëm të këtij vendi” shprehet Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Nesër vendosim për hapat e tjerë përbashkues Shqipëri-Kosovë
Rama dhe Kokëdhima në Qeparo, çfarë do të bëhet me ndërtesën e deputetit? »
Article Logic
Execution time: 0.020533084869385
array(1) { ["section"]=> string(47) "doda-krimi-hedh-rrenje-aty-ku-nuk-ka-shtet-6659" }