Doda kundër Kokëdhimës: Qesharak lobimi yt. Kokëdhima: Kanabisi kuron sëmundje

Publikuar tek: politike, më 13:29 27-02-2015 Doda kundër Kokëdhimës: Qesharak lobimi yt. Kokëdhima: Kanabisi kuron sëmundje Deputetja Mesila Doda

Deputetja e PD-së Mesila Doda është jo vetëm kundër legalizimit të kanabisit por edhe kundër lobimit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima për legalizimin e tij. Por deputeti i PS, Koço Kokëdhima është përgjigjur sot, duke mbështetur propozimin e vet për kanabisin. Deputueti socialist thotë se kanabisi kuron mbi 170 sëmundje dhe kultivimi i kontrolluar nga shteti do të ndihmonte ekonomine e vendit.

‘’Më është dukur i padobishëm deri në qesharak, lobimi i nisur nga deputeti Kokëdhima për legalizimin e kanabisit. Meqë shoh se si shtohen zëra të majtësh për një kauzë që ka në thelbin e vet pasurimin e një grushti njerëzish pa marrë parasysh asnjë pasojë shkatërrimtare që rrjedh prej kësaj, dua të bëj të qartë qëndrimin tim lidhur me këtë çështje.’’, thotë Doda.

Sipas saj, legalizimi nuk ka qëllim mjekësor, por vetëm rrit përdoruesit. “Në vendet ku është legalizuar kjo substancë ka patur rritje të përdoruesve e bashkë me të edhe të dipendencës nga drogat e tjera.  Pikërisht për këtë arsye dhe sepse besoj fort në vlerat e jetës, shprehem qartazi se do të punoj kundër kësaj iniciative që sjell bjerrje të vlerave tek të cilat besojmë dhe dëmton rëndë jetën dhe ndërgjegjen njerëzore. Jeta jonë dhe e fëmijve tanë vlen më shume se milionat dhe miliardat që përpiqen të përfitojnë një grusht njerëzish.’’, përfundon Mesila Doda.

Por Koço Kokëdhima duket se është serioz në propozimin e tij duke dhënë detaje dhe shpjegime, sot gjatë një konfence për shtyp. Për Kokëdhimën kultivimi i kanabisit industrial është një mundësi e mirë për përfitimet që do ti vijnë ekonomisë shqiptare. Sipas tij kanabisi ka efekte curative për mbi 130 sëmundje të ndryshme dhe nga viti 2020 nuk do të ketë më asnjë shtët në botë që do ta ketë ndaluar atë.

“Në kemi legjislacionin më të ashpër në botë për marijuanën, nuk e di pse, ndoshta e di doktori që e la formuluar dhe ashpërsuar këtë legjislacion”, tha Kokëdhima. Sipas tij rreth gjysma e të rinjve shqiptarë e provojnë për kuriozitet kanabisin dhe si pasojë e ligjeve të ashpra burgosen padrejtësisht.

Kokëdhima tha se nuk e ka provuar kurrë vetë kanabisin dhe se nuk do ta bëntë kurrë një gjë të tillë. Propozimi i tij është politik, ku kultivimi i kanabisit industrial i njohur si kërpi, të kontrollohet nga shteti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Kosovë, përgatitet mbledhja e dy qeverive në datën 23 mars në Tiranë
PD: Qeveria të ulë me 14% çmimin e energjisë »
Article Logic
Execution time: 0.43062090873718
array(1) { ["section"]=> string(80) "doda-kunder-kokedhimes-qesharak-lobimi-yt-kokedhima-kanabisi-kuron-semundje-4577" }