Doda pas “shpërthimit” në Kuvend: E kemi kthyer në gjelltore fjalësh, grave s’u mbyllet goja duke i sharë. Deputetja e PS: Fajin e ka kryetari i seancës

Publikuar tek: politike, më 16:11 05-11-2015 Doda pas “shpërthimit” në Kuvend: E kemi kthyer në gjelltore fjalësh, grave s’u mbyllet goja duke i sharë. Deputetja e PS: Fajin e ka kryetari i seancës

Deputetja e Kuvendit Mesila Doda, ka kërkuar fjalën nga vendi për të tërhequr vëmendjen mbi fjalorin e përdorur sot në seancë plenare. “Kafshë, hajdut, kufomë”, ishin vetëm disa nga fjalët që dëgjuam të thuheshin sot midis deputetësh e ministrash në seancën plenare.

Një gjë e tillë, ka bërë që deputetja Doda të kërkojë marrjen e masave të forta dhe futjen në mënyrë urgjente të kodit të etikës. Këtë gjuhë e dënoi edhe deputetja e PS Klodiana Spahiu e cila tha gjithashtu se fajtori për degjenerimin e situatës ishte kryesuesi i seancës Edmond Spaho që sipas saj mbajti qëndrim jokorrekt.

Doda: Kuvendi ka filluar të kthehet në një gjelltore fjalësh.. Nëse një deputet kërkon një përgjigje apo një ministër del e i përgjigjet akuzave, nuk ka pse përfundon në një debat vulgar. Jemi bërë që të tremben fëmijët e të ikin nga ekrani. Do kërkoja që kodi etik të rifutet me urgjencë dhe të merren masa, veçanërisht në rastin e zonjave.

Grave nuk u mbyllet goja duke i sharë, keni argumente flisni me argumente. Nuk keni pse tregoni anën më të errët të asaj që duhet të jetë politika në Shqipëri.

Spahiu: Vura re që në fillim të seancës një degjenerim do ishte shmangur po qe se kreu i seancës do ishte i drejtë. Kemi 6 orë që merremi me një debat pafund. Na dha një shembull deputetja më e re e Parlamentit me fjalën që mbajti “, tha deputetja e PS duke iu referuar deputetes së LSi Kejdi Mehmetaj, vetëm 22 vjeçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koço Kokëdhima- Sali Berishës në Kuvend: Je i vdekur, ta dish
Raporti i Komisionit Evropian: Aksioni kundër informalitetit dobësoi konsumin e familjeve »
Article Logic
Execution time: 0.030278205871582
array(1) { ["section"]=> string(152) "doda-pas-shperthimit-ne-kuvend-e-kemi-kthyer-ne-gjelltore-fjalesh-grave-s-u-mbyllet-goja-duke-i-share-deputetja-e-ps-fajin-e-ka-kryetari-i-seances-24740" }