Doda përshëndet krijimin e asocacionit në Luginë, kërkon mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës

Publikuar tek: politike, më 17:52 12-09-2015 Doda përshëndet krijimin e asocacionit në Luginë, kërkon mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka përshëndetur krijimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës, duke e konsideruar këtë si një hap drejt fuqizimit të shqiptarëve dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale në qytetet e tyre në Serbi.

Doda ka kritikuar gjuhën e përdorur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, për të cilin ka thënë se nuk ka mësuar ende kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit të shekullit ku jetojmë

Duke u bërë deputetja e parë e Kuvendit të Shqipërisë që reagon për këtë ngjarje, Doda i ka bërë thirrje Tiranës dhe Prishtinës që të mbështesin këtë asocacion, bazuar në detyrimet e tyre Kushtetuese, që ndihmon në mirëqenien e bashkëkombasve tanë kudo që ndodhen.

Postimi i deputetes Mesila Doda:

Sot u krijua në Luginën e Preshevës, Asociacioni I Komunave Shqiptare.

Krijimi I këtij institucioni, është padyshim një lajm I mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizoje shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirsimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.

Gjithashtu, vlersoj se pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic, I cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit dhe parimet demokratike, gjithpërfshirse e tolerante të shekullit tonë.

Pres qe ky institucion I ri I Komunave te Luginës të mbështetet fort dhe qartë nga dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, të cilët kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqënien e bashkombasve tanë kudo ku ata jetojnë.

Duke I uruar suksese, Asociacionit të Komunave Shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresoj dhe uroj në një punë dhe mbështetje konkrete për ta nga gjithë krerët e politikës shqiptare, të cilët duhet të shkojnë përtej vizitave të kortezisë në rajon dhe mes veti, të tejkalojnë deklaratat thjesht mediatike dhe të nxisin arritjen e rezultateve konkrete për përmirsimin e jetës së shqiptarve kudo ku ata banojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha vendos lule te memoriali Azem Hajdarit, flet për ata që e vranë
Pse mungoi Topalli në homazhet për Azem Hajdarin? "Kohë idealesh", i vetmi reagim i saj »
Article Logic
Execution time: 0.020020008087158
array(1) { ["section"]=> string(98) "doda-pershendet-krijimin-e-asocacionit-ne-lugine-kerkon-mbeshtetjen-e-tiranes-dhe-prishtines-20617" }