Doda: Pres falje publike nga PD, më hoqën nga fushata 3 minuta pas votimit të Doshit dhe Frrokut

Publikuar tek: politike, më 07:51 14-04-2015 Doda: Pres falje publike nga PD, më hoqën nga fushata 3 minuta pas votimit të Doshit dhe Frrokut Mesila Doda

Pasi votoi pro autorizimit të arrestimit të deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku, deputetja e PD-së Mesila Doda, e cila ishte e vetmja që qëndroi për votim nga PD-ja, thotë se pret një falje publike nga partia e saj. Ajo shpreh pakënaqësinë se për këtë arsye ëshët hequr nga zona ku ishte përcaktuar për fushatën në zgjedhjet lokale, vetëm 3 minuta pasi kishte votuar.

“Unë e kam bërë një shpjegim dhe i përmbahem atij.  Do votoj çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti.  Unë e quaj absurde atë që ndodhi, për më tepër një javë më vonë PD-ja erdhi dhe votoi. Pres të ketë falje publike. Unë nuk respektoj lojëra të tillë, ose jemi për pastrimin e politikës, ose nuk je. Lojëra që dikush bëhet më i mirë se luajnë lojëra të momentit të fundit.”,  deklaroi deputetja e PD-së Mesila Doda në një emision televiziv.

Doda ka theksuar se u bë i treti rast që PD-ja sillet në këtë mënyrë me të. “

“Ato që i kanë marrë vesh publiku, u hoqa nga zona ku isha përcaktuar, tre minuta pasi unë kisha votuar. Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit. Për çdo lloj vendimi apo pozicioni do pres dhe atë që do ndodhi në zgjedhjet lokale. Nëse ka një vendim unë do vij dhe do ua them. Nuk kam ndërmend të shkoj në një vend që jam e  padëshiruar. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Pasi kërkova interpelancë me kryeministrin për armët kimike më mori në telefon kryetari i grupit dhe më foli me arrogancë. Herën e dytë për ligjin e dosjeve më quajtën marioneta, ndërkohë që sot e mbrojnë. Dhe kjo hera e tretë.”, ka thënë Doda, duke shtuar se do flasë në 22 qershor për vendimin e së ardhmes së saj politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima në Sarandë, Floriana Koka kandidatja e preferuar
Shqiptarët e Preshevës reagojnë për deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.057255983352661
array(1) { ["section"]=> string(99) "doda-pres-falje-publike-nga-pd-me-hoqen-nga-fushata-3-minuta-pas-votimit-te-doshit-dhe-frrokut-8622" }