Doda propozon Ademin për Shkodrën: Japim shembullin e një fushtate pa kriminelë

Publikuar tek: politike, më 17:50 05-04-2015 Doda propozon Ademin për Shkodrën: Japim shembullin e një fushtate pa kriminelë Voltana Ademi

Deputetja e PD-së Mesila Doda ka propozuar emrin e deputetes tjetër demokrate Voltana Ademi për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ndryshe nga kolegët e tjerë të PD-së të cilët kanë refuzuar të japin emra si të preferuar të tyre për bashki të ndryshme në vend, Doda edhe kësaj here është treguar “rebele” ndaj këtij rregulli.

“Meqenëse të gjithë po merremi me Tiranën, po mundohem të jap një opsion tjetër. Ka një kandidate grua nga e majta që ka dalë tashmë për Shkodrën, Keti Bazhdari. Do më pëlqente shumë që përballë të ishte një tjetër zonjë nga e djathta, unë do preferoja kolegen time Voltana Ademin”, shkruan Doda në facebook.

Sipas Dodës, një garë midis Bazhdarit dhe Ademit do të jepte shembullin e një fushate pa kriminelë e të fortë, si dhe do të tregonte se gratë i shërbejnë komunitetit më shumë se burrat politikanë.

“Me këtë rast, do mund të jepnim shembullin e një fushate pa kriminelë dhe të fortë që përdoren dhe një model se si gratë dinë të bëjnë politikë dhe ti shërbejnë komunitetit të tyre shumë më mirë se burrat politikanë”, shprehet Doda.

Voltana Ademi ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë Shkodër gjatë vitit 2014, ndërsa në vitet 2007 – 2011 ka punuar si këshilltare pranë Këshillit të kësaj Bashkie. Ademi në vitet 2011-2013 ishte Prefekte e Qarkut Shkodër dhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është zgjedhur deputete e PD-së në këtë qark.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehi: Ka ardhur koha të zhveshim marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nga patriotizmi fals
Kreshnik Spahiu letër Bashës: Bojkoto zgjedhjet, i ka fituar në tavolinë dyshja Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.026280164718628
array(1) { ["section"]=> string(83) "doda-propozon-ademin-per-shkodren-japim-shembullin-e-nje-fushtate-pa-kriminele-7885" }