Doda-Ramës: Projektligji juaj për hapjen e dosjeve, shantazh i zbardhur me gërma

Publikuar tek: politike, më 12:38 30-04-2015 Doda-Ramës: Projektligji juaj për hapjen e dosjeve, shantazh i zbardhur me gërma Mesila Doda

Mesila Doda, deputete e PD-së por njëkohësisht një nga ideatoret e njërit prej varianteve të projektligjit për hapjen e dosjeve, ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Rama ka hedhur në kosh versionin e tyre. Sipas saj, versioni i maxhorancës është një farsë dhe shantazh i zbardhur me gërma në letra.

“Drafti u bë në një bashkëvepunim të jashtëzakonshëm.Drafti është shoqëruar me një peticion të firmosur nga 100 intelektualë. Qoftë dhe për këto arsye, z.kryeministër nuk duhet të silleshe harbutshe dhe të harxhoje paratë e taksapaguesve për të bërë një draft nga e para. Kërkesë të cilën ti e pështyve dhe e hodhe në kosh siç sillesh për gjërat që si ke në kontroll dhe i  hedh në kosh.”, tha Doda.

Sipas saj, drafti paraqitur nga ajo dhe intelektualët do të hapte së pari dosjet për ministrat, zv.ministrat, zyrtarët.

“Më së pari për ata që kanë poste. Në të kundërt projektlgji heq dhe zhduk brenda dosjeve emrat e personave të implikuar. Këtu qëndron edhe skandali që mbart mbi vete projektligji që sillni sot. Kjo është farsë dhe shantazh i zbardhur me gërma në letra. Z.kryeministër i ke në parlament, qeveri, zyrat e policisë, një ushtri xhelatësh që t’i i ke graduar. Për çfarë diktaturë flisni. Kjo nuk është luftë e përfunduar, nuk do e lë asnjë ditë të parlamentit pa e çuar përpara. Do kesh përpara me dhjetra kërkesa, që do i kërkosh të refuzohen.”,  tha Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Kosova po e bën zeher Ramën, ai vuan kur sheh diferencën e tij me Veliajn
Parlamenti Europian: Shqipëria të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.013656854629517
array(1) { ["section"]=> string(84) "doda-rames-projektligji-juaj-per-hapjen-e-dosjeve-shantazh-i-zbardhur-me-germa-10064" }