Doda uron kryebashkiaket: Jepini fuqi besimit të shqiptarëve që ju votuan

Publikuar tek: politike, më 08:47 29-06-2015 Doda uron kryebashkiaket: Jepini fuqi besimit të shqiptarëve që ju votuan

Deputetja demokrate Mesila Doda ka uruar gratë kryebashkiake për fitoren e shënuar në zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas saj fitorja e tyre është risia më e bukur e këtyre zgjedhjeve dhe ju ka bërë thirrje që të justifikojnë votën e sovranit.

“Risia më pozitive e kësaj fushate, rritja e përfaqsimit të gruas dhe rritja e protagonizmit të tyre në garat e ashpra elektorale. Me gjithë zemër uroj gratë që u bënë kryetare bashkie në zgjedhjet lokale. Urime të përzemërta Voltana Ademi, Zamira Rami, Florjana Koka, Majlinda Bufi, Miranda Rira, Luljeta Dollani, Juliana Memaj, Rajmonda Balilaj, Luiza Mandi, kryebashkiaket e reja.Uroj më gjithë zemer që të sillni një model ndryshe në qeverisjen e njësive vendore që ju kanë votuar. Ju jeni risia më e bukur e këtyre zgjedhjeve dhe sillni ndryshime pozitive aty ku do qeverisni. E ardhmja e këtij vendi varet edhe nga ju dhe puna e juaj. Ju mund të jeni modeli i fuqisë së ndryshimit”, shkruan Doda në profilin e saj në mediat sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma takim me banorët e Ishmit: Raprezalje nga tatimorët se fitoi e djathta
Politikanët të lodhur nga fushata, "i zë gjumi" pas numërimit të votës »
Article Logic
Execution time: 0.035090923309326
array(1) { ["section"]=> string(78) "doda-uron-kryebashkiaket-jepini-fuqi-besimit-te-shqiptareve-qe-ju-votuan-14855" }