Dogana, gjobë 69 milionë lekë kompanisë naftënxjerëse “Phenix”, shmangu detyrimet

Publikuar tek: ekonomi, më 16:29 20-02-2015 Dogana, gjobë 69 milionë lekë kompanisë naftënxjerëse “Phenix”, shmangu detyrimet

Departamenti i Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave njoftoi se ka gjobitur me 69 milionë lekë kompaninë “Phenix” e cila ka shmangur detyrimet doganore të naftës.

Pas kontrollit të ushtruar në ambjentet e kompanisë që operon në fushën e nxjerrjes së naftës bruto, është konstatuar një tepricë prej 78.937 kg naftë bruto, e gatshme për tu hedhur për tregtim.

Specialistët e Departamentit të Akcizës, bazuar ne nenin 4 pika 2 gërma b dhe nenin 91 pika 4 dhe 9, e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat” (të ndryshuar), e kanë klasifikuar shkeljen e mësipërme si shkelje administrative dhe e kanë penalizuar subjektin në shumën 6,920,275 lekë. Nga këto detyrimi i munguar është 1,973,425 lekë dhe penaliteti në shumën 4,946,850 lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10609793663025
array(1) { ["section"]=> string(82) "dogana-gjobe-69-milione-leke-kompanise-naftenxjerese-phenix-shmangu-detyrimet-3966" }