Doganat shqiptare në VËSHTIRËSI, dështon plani! -200 ton cigare të zhdoganuara (Presion nga Ministria e Financave)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:32 06-11-2018 Doganat shqiptare në VËSHTIRËSI, dështon plani! -200 ton cigare të zhdoganuara (Presion nga Ministria e Financave) Doganat

Doganat shqiptare në vështirësi. Plani doganor i muajit që sapo lamë pas nuk është realizuar, thonë burime të neësbomb.al, duke qenë në shifrat 93 përqind.

 

Por, ndërsa në fillim të vitit, doganat shqiptare kanë pasur një tendencë pozitive për realizimin e planit, në mes të vitit dhe në fund të tij, gjërat nuk po ecin siç duhet.

Kjo, ka shkaktuar shqetësim dhe mbledhje të herëpashershme në drejtorinë e doganave, e cila, ka qenë hermetike dhe përsa i përket shifrave. Madje në faqen online të këtij institucioni, njoftimet dhe publikimet për shifra dhe realizime, kanë mbetur ato të vitit të kaluar.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur rezulton, sipas burimeve të newsbomb.al, se krahasuar me 10 mujorin e vitit të kaluar, tani për zhdoganimin e mallit të akcizës cigare, rezulton -200 tonë më pak sesa një vit më parë.

Ky fakt ka ngritur alarm, duke qenë se konsumi i këtij produkti është i njëjtë, por zhdoganimi I tij në doganat shqiptare është më i ulët.

Drejtoria e Doganave është vënë përballë presionit edhe nga Ministria e Financave, zyrtarët e së cilës janë shumë të shqetësuar për këtë fakt që pritet të shkaktojë edhe reagim të madh në administratën doganore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PROJEKT-BUXHETI 2019, Ahmetaj: RRITJE ME 5.9%
»
Article Logic
Execution time: 0.0062119960784912
array(1) { ["section"]=> string(116) "doganat-shqiptare-ne-veshtiresi-deshton-plani-200-ton-cigare-te-zhdoganuara-presion-nga-ministria-e-financave-140447" }