Dogjani në Kuvend kërkon mbrojtjen e gazetarit, mesazhi kërcënues: “Do të të kthejmë në kufomë”

Publikuar tek: politike, më 11:18 03-12-2015 Dogjani në Kuvend kërkon mbrojtjen e gazetarit, mesazhi kërcënues: “Do të të kthejmë në kufomë”

Deputeti Asllan Dogjani ka kërkuar sot nga Kuvendi që shteti të marrë në mbrojtje gazetarin që sipas një letre që ky i fundit i ka dërguar deputetit, është kërcënuar me jetë. Dogjani tha se kallëzimin gazetari Ismail Xhaferri nga Gjirokastra, e ka bërë por nuk është marrë asnjë masë.

“Kur i çohet një mesazh ministrit të Brendshëm gjendet brenda dy ditëve”, tha deputeti ndërsa shtoi se gazetari ka denoncuar faktin që sipas tij segmente nga policia dhe trafikantët janë ulur gju më gju me kultivuesit dhe parcelat e hashashit por është kërcënuar. "Kërkoj që gazetari Ismail Xhaferri nga Gjirokastra  të merret në mbrojtje", përsëriti Dogjani.

“Do më kthejnë në kufome dhe pjestarët e familjes time do t’i zhdukin”, thuhet në letrën e dërguar nga gazetari i Gjirokastrës për deputetin Dogjani.

Letra e plotë:

I nderuar deputet!

Po ju drejtohem duke perfituar nga njohja dhe konsiderata e larte qe kam kur ju ishit drejtor i policise ne Gjirokaster dhe pamundesise per te komunikua me ndonje deputet te partise socialiste te qarkut te Gjirokastres per te cilet une dhe familja ime kemi votuar ne zgjedhjet e 21 qershorit 2013.

Vertet qe nuk me takon tju drejtohem juve per shqetesimin qe do te parashtroj me poshte ,por duke qene se depuetet e PS nuk e hapin telefonin ndersa Arben Ahmeti e ka “dorezuar”mandatin ju mbeteni e vetmja mundesi komunikimi per problemin tim qe po me shqeteson prej disa muajsh

Ju rikujtoj se quhem Ismail Xhaferi dhe profesioni im eshte ai i gazetarit,,profesion qe e kam ushtruar me perkushtim e realzem per me shume se 20 vite ne gazeten ”Koha Jone” , Radio Televizioni Televizionin Shqipetar,” Gazeta Ndryshe”;Televizioni ALSAT Gazeta ”’Albania”; Gazeta shqipetare ;;”ATSH ”etj, si dhe gjate periudhes 9- vjecare kur kam drejtuar radio televizionin publik Gjirokastra.

Muajt e fundit une kam bashkepunuar edhe me gazeten e pavaruar”Telegraf” ku kam trajtuar fenomene te ndryshme negative teper te ndjeshme per shoqerine tomne qe sipas meje jane shqetesim i madh per komunitetin, sic jane kultivimi dhe trafikimi i lendve narkotike,shkeputja e deputeve nga votuesit premtimet boshe,mashtirmet ,krijimi i nje administrate mbi baza njohjesh dhe jo kriteresh, varferia, korupsioni padrejtesite shoqerore. etj

Por nje vend te vecante ne bashkepunim tim me gazeten ”Telegraf ”kane zene edhe shkrimet satirike per kultivimin dhe trafikimin e canabis sativas gjate ketyre muajve ne fshatrat e Tepelenes ku perfshihet edhe Gusmari fshati i origjines se ministrit te rendit Sajmir Tahiri.

Ne botimet e mi ,pas investigimeve te kryera me perkushtim e ndershmeri , kam evidentuar se segmente te policise se shtetit dhe segmente te institucioneve te tjera me pushtet,jane te perfshira drejteperdrejte ne kultivim dhe trafikim te lendve narkotike,ndersa fshatrat e e Tepelenes jane kthyer ne nje shembellim te Lazaratit te dikurshemose per te qene me realist njesoj si ne Kolumbi.

Me shkrimet e mi kam akuzuar strukturat shtetërore dhe policine e rendit qe edhe pse kane pasur informacion te plote per drogen n rrethin e Tepelenes, ose kane perfituar ose kane heshutur.

Edhe pse une me ndegjegje qytetare nepermjet botimeve te mi u kam rene fort kembanave te alarmit dhe kam nevizuar se segmente nga policia dhe trafikantet jane ulur gju me gju ne parcalat e hashashit, jo vetm nuk eshte reaguar,,por perkundrazi ne adresen time dhe te familjes time kane ardhur kercenime te frikshme anonime. dhe te vazhdueshme

Ne kete qe kane vijuar edhe keto dite, me kane shkruar dhe me kane kercenuar me vdekje familjarsiht dhe me kanë paralajmeruar te mos shkruaj me per hashashin e tepelenespasi do me kthejne ne kufome dhe pjestaret e familjes time do ti zhdukin.

Gjithashtu pervec mesazheve kercenuese nje mengjez ndersa po dilja nga banesa kam gjetur tek pragu i deres nje plumb te mbeshtjelle ne nje leter higjenike i cili ishte nej mesazh i qarte per mua dhe familjen .

Gjate kesaj periudhe ku une gjithsesi duke mos u terhequr nga kercenimet mafioze, serish persona anonime mekan ne fyer e kercenuar ne forma te ndryshme .Ne kushtet e nje terrori te eger ndaj meje , kam qene i detyruar ti kufizon levijet sidomos ne oret e vone te mbremjes Dua te thekesoj se per mesazhet kerecenuese te ruajtura ne telefonin tim une i kam denoncuar ne polici dhe dua te shpreh respektin tim per punonjsit e krimeve ne Gjirokaster ,por jo cdo gje eshte ne doren e tyre

Duket sheshit se krimi nuk ka frike nga shteti ,madje ne shume raste eshte edhe bashkepunetor sikunder ka ndodhur ne trafikun e hashasit ne Teplenes te denoncuar publikisht prej meje.Duket shesht se mafia vepron e lirshme dhe asgje nuk e garanton jeten .

Per situaten e krijur ne Tepelene dhe ne emer te ndergjegjes time qytetare une i kam nisur edhe tre mesazhe ne datat disa kryeministrit te vendit zoti edi rama ne numerin e tij edhe nuk kam pare asnje reagim apo nderhyrje ne Tepelene .

Ai qe me shqeteson aktualisht eshet fakti se mafia ne bashkepunim me segmente et shtetit jane bere shantazhim kercenim per jeten time dhe te familjes dhe ne kete kuader kerkoj ndihmen dhe mbeshtetjen tuaj si deputet ne parlamentin shqipetar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në PS, Dade sulmon Tahirin: Po mbroni banditët!
Ruçi në mbrojtje të Ramës për udhëtimin në Turqi, Kinë dhe Paris: E turpshme!Është në shërbim të vendit »
Article Logic
Execution time: 0.05756688117981
array(1) { ["section"]=> string(97) "dogjani-ne-kuvend-kerkon-mbrojtjen-e-gazetarit-mesazhi-kercenues-do-te-te-kthejme-ne-kufome-26856" }