Dogjani për Veliajn: Papagalli i Ramës vetëm flet por nuk punon

Publikuar tek: politike, më 11:18 03-06-2015 Dogjani për Veliajn: Papagalli i Ramës vetëm flet por nuk punon

PD ka hedhur akuza nëpërmjet ish-socialistit, tashmë demokrat Asllan Dogjani për kandidatin e ASHE Erion Veliaj që sipas tij, nuk punon dhe ka vetëm fjalë.

Demokrati iu referua edhe kohës kur Veliaj ishte ministër dhe pohoi se e kishte buxhetin nga shteti për realizimin e premtimeve por nuk e bëri. Dogjani konkludoi se votuesit meritojnë më shumë se sa fjalë por Veliaj nuk mund t’u ofrojë asgjë veç fjalëve boshe.

“Veliaj ishte ministri që kishte 40 % të buxhetit  të shtetit  për plotësimin e premtimeve por rezultuan fjalë boshe.  Veliaj do të rrisë taksat se mendon se kjo është zgjidhja. Sot shqiptarët ndihen të mashtruar nga papagalli i Ramës që vetëm flet por nuk punon.  Votuesit meritojnë më shumë se fjalë dhe Erioni nuk mund të ofrojë asgjë veç rritjeve të taksave dhe fjalëve boshe”, përmbylli Dogjani në një dalje për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në KQZ/ Lefterie Luzi thërret ‘”Security’’-n, pas goditjes së tavolinës së përfaqësuesit të PDIU-së
Kandidati i PD në Krujë kërkon lejen e Fugës, do të përfshijë idetë e tij në program »
Article Logic
Execution time: 0.031448125839233
array(1) { ["section"]=> string(68) "dogjani-per-veliajn-papagalli-i-rames-vetem-flet-por-nuk-punon-12575" }