Dokle deputetëve të PS-së: Po të mos ishte SHBA, do flinit mbi dosjet e krimit

Publikuar tek: politike, më 20:32 21-01-2016 Dokle deputetëve të PS-së: Po të mos ishte SHBA, do flinit mbi dosjet e krimit

Vajza e deputetit të PS-së, Anika Dokle me anë të një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga disa deputetë të majtë, në përkujtim të vrasjeve të 21 janarit.

Sipas Dokles, nëse nuk do të ishte SHBA dhe BE që do të inicionin reformën në drejtësi, sot këta deputetë do të flinin mbi dosjet e krimit, ashtu siç kanë bërë në 25 vite.

Postimi i Anika Dokles:

Refleksion i trishtë për 21 janarin.

Disa deputetë të së majtes pretendojnë që nuk e paskan patur në dorë drejtesinë për të bërë drejtësi për 21 janarin. Dhe presin reformën. Për ç'reformë flisni ju? Po të mos qe iniciuar nga Amerika dhe BE kjo reformë, ju mbi dosjet e krimit do të flinit, siç rëndom keni bërë këto 25 vjet. A është për t'u marrë seriozisht Amerika në këtë proces? Boll të kujtosh Arvizunë dhe "burrin e shtetit".

21 janari është një krim shtetëror. Ligji? Po ç'ligj është ky? Gurëve dhe çadrave shteti u përgjigjet me plumb për të mbrojtur institucionet e kujt? Tonat, more maskarenj!

A ka moral socio-politik ajo protestë? Sot asfare!! Bile është turpi ynë!

A ka zgjidhje?

-President me shumicë të thjeshtë, siç ndodh në ato vendet prej ku marrim vetëm modelin e tre P-ve(Partneritet-Publik-Privat)!

-Reformë zgjedhore!

-Dekriminalizim të çdo pushteti!

Populli vetëm protestën ka!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Meta, një foto me stafin e restorantit luksoz ku darkuan mbrëmë
Taulant Balla edhe Ibrahim Rugovën e lidh me 21 janarin »
Article Logic
Execution time: 0.017527103424072
array(1) { ["section"]=> string(82) "dokle-deputeteve-te-ps-se-po-te-mos-ishte-shba-do-flinit-mbi-dosjet-e-krimit-30631" }