Dokumentet sekrete: Si Argjentina dhe Afrika e Jugut tentuan grusht shteti në Shqipëri me ndërhyrjen e Vatikanit

Publikuar tek: dossier, më 17:32 21-11-2017 Dokumentet sekrete: Si Argjentina dhe Afrika e Jugut tentuan grusht shteti në Shqipëri me ndërhyrjen e Vatikanit

Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi një ngjarje historike të panjohur më parë; tentativa e Argjentinës dhe Afrikës së Jugut për të organizuar grusht shteti në Shqipërinë komuniste.

Mes 40,000 mijë dokumenteve nga 25 arkiva në shtatë shtete të ndryshme, është zbuluar edhe plani i çuditshëm i Argjentinës dhe Afrikës së Jugut për të organizuar njëherëshi tre grushte shteti në tre vende të ndryshme, Shqipëri, Jugosllavi dhe Haiti në vitin 1980.

Dokumentet nga Arkiva e Shërbimit Sekret të Afrikës së Jugut tregojnë sesi gati 40 vite më parë strukturat ushtarake komplotuan me aleatin e tyre të ngushtë Argjentinën për të realizuar tre grushte shteti në dy kontinente në një hapësirë kohore prej 6 mujash. Por megjithëse plani nuk u realizua kurrë, dokumentet hedhin dritë mbi natyrën e regjimit aparteid në Afrikën e Jugut dhe lidhjet ndërkombëtare me qeveritë e errëta, korporatat dhe individët, shkruan newsbomb.al.

Plani për rrëzimin e qeverisë shqiptare në 1980

Në vitet 1970 dhe 1980 junta ushtarake në Argjentinë u përball me një sundim terrori. Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se deri në 30,000 njerëz u zhdukën nga diktatura midis 1976 dhe 1983. Junta mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Për Afrikën e Jugut, diktatura ushtarake argjentinase paraqiti mundësi të reja për bashkëpunim në të gjithë Atlantikun e Jugut. Tregtimet e armëve midis dy vendeve ishin të gjera dhe të rregullta.

Një aspekt i kësaj lidhjeje, i mbajtur sekret deri më tani, ishte një seri komplotesh në fillim të viteve 1980 nga ushtria afrikano-veriore dhe argjentinase. Ky plan i çuditshëm synonte të përmbyste qeveritë e Haitit, Shqipëri dhe Jugosllavi.

Tre grushtet e shtetit ishin planifikuar të realizoheshin gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1980 në Moskë. Kjo ishte koha më e përshtatshme pasi perandoria sovjetike ishte e angazhuar me logjistikën e saj në Moskë ndërsa grushti i shtetit në Jugosllavi e Shqipëri do rrëzonte qeverinë. Qeveritë e Afrikës së Jugut dhe Argjentinës e shihnin këtë si një mundësi të mirë për poshtërimin e Bashkimit Sovjetik.

Dokumentet sekrete tregojnë se në këtë komplot ishte përfshirë Stephen A Koczak, një ish diplomat amerikan. Sesi ai arriti të kishte kontakte kaq të ngushta me qarqet e inteligjencës së Argjentinës dhe Afrikës së Jugut është e paqartë. Megjithatë dokumentet sekrete tregojnë se plani i tij ishte marrë seriozisht në nivelet më të larta.

Shënjestra e parë ishte qeveria e presidentit të Haitit, Jean-Claude 'Baby Doc' Duvalier. Ai njihej si sundimtar dinastik dhe kleptokrat dhe ishte parashikuar të zëvnendësohej nga bankieri i suksesshëm Clemard Charles.

Por grushti i shtetit në Haiti ishte i pasuksesshëm. E megjithatë afrikanët e jugut dhe argjentinasit ende panë mundësinë për realizimin e grushtit të shtetit në Shqipëri dhe Jugosllavi. Këto ishin planifikuar të zhvilloheshin mes mesit të korrikut dhe fillimit të gushtit 1980 për të përkuar me lojrat olimpike në Moskë.

Në nëntor 1979, ndërsa udhëtonte nga Roma në Buenos Aires, Koczak u ndal në Pretoria për të marrë mbështetjen e Afrikës së Jugut. Ai ishte nisur për të ndërlidhur me zyrtarët e sigurisë në Argjentinë dhe do të bashkohej me kolonelin Knoetze, një zyrtar nga Inteligjenca Ushtarake e Afrikës së Jugut. Siç tregojnë dokumentet, këto marrëveshje udhëtimi u firmosën në nivelin më të lartë nga Ministri i Mbrojtjes i Afrikës së Jugut, Magnus Malan.

Sipas Koczak, projekti kishte mbështetjen e ushtrisë argjentinase, Forcave Ajrore, të Marinës dhe shërbimeve të inteligjencës, të cilët kishin rënë dakord për të trajnuar 1.500 ushtarë kroatë për operacionin.

Kroatët, një pakicë jugosllave, do të përqendronin përpjekjet e tyre për të fituar kontrollin në zonën që sot është Kroacia.

Pasi të ishin trajnuar trajnuar, milicia kroate do të transportohej me anije në Jugosllavi nën maskën e punëtorëve emigrantë. Portet, të cilat kontrolloheshin nga oficerë të marinës kroate, do të kapeshin me ndihmën e tyre dhe ata mbështeteshin nga kroatët që punonin në bazat ajrore jugosllave për të sabotuar avionët ushtarakë. Kjo do të dëmtonte në mënyrë efektive çdo përpjekje të madhe ushtarake për të luftuar grushtin e shtetit, raporton newsbomb.al.

Njëkohësisht, planet kishin filluar të nxisin një revolucion në shtetin fqinjë të Shqipërisë. Plani ishte që grushti i shtetit shqiptar të niste vetëm tre ose katër ditë pasi pushteti të ishte konfiskuar në Kroaci, pasi forcat kroate do të dërgonin anije për të mbështetur luftëtarët shqiptarë.

Dokumentet gjithashtu tregojnë se ushtria argjentinase po angazhonte disa kardinalë në Vatikan për të marrë miratimin e tyre për grushtet e shtetit. Në një memo të lartë sekrete, atasheu ushtarak i Afrikës së Jugut në Uashington vuri në dukje se "argjentinasit donin të siguronin që Vatikani është i angazhuar për të eleminuar elementët liberalë në Kishën Katolike", shkruan Newsbomb.al. Argjentinasit padyshim e panë ngritjen e katolikëve liberalë që mbështesin drejtësinë sociale dhe teologjinë çlirimtare në Amerikën Latine, si një kërcënim direkt ndaj sundimit të tyre autoritar dhe atij të aleatëve të tyre. Për këtë arsye, përfshirja e Vatikanit në grushtet e propozuara ishte si një mundësi për të sfiduar këtë.

Për afrikano-jugorët, qëllimi ishte "të krijohej kontakti me Vatikanin nga pikëpamja e inteligjencës". Komplotistët e grushtit të shtetit gjithashtu konsideruan zgjedhjen e Papës polak, Gjon Pali II, si vlerë strategjike. Duke pasur parasysh qëndrimin e tij antikomunist, ata mendonin se ai do të ishte i prirur të mbështeste komplotin.

Ndihma nga Afrika e Jugut për grushtet e shtetit do të kërkohej në formën e financimit dhe trajnimit. Ashtu si me grushtin e Haitit, komplotistët po kërkonin në Afrikën e Jugut të vazhdonin përpjekjet. Përsa i përket trajnimit të 1,500 ushtarëve kroatë, argjentinasit nuk mund të justifikonin inkorporimin e një numri të madh ushtarësh. Për këtë arsye u sugjerua që disa nga forcat kroate do të trajnoheshin fshehurazi në Afrikën e Jugut. Për të parandaluar ndonjë pakënaqësi për ushtrinë e tyre, u propozua që ushtarëve kroatë dhe shqiptarë të mos u thuhet se po dërgoheshin në Afrikën e Jugut për trajnim, por më tepër se një "vend fiktiv në Amerikën Latine".

Asnjë nga tri grushtet nuk u zhvillua ndonjëherë.

Zyrtarët e Afrikës së Jugut dhe Argjentinës mund të kenë vënë në pikëpyetje seriozitetin e komplotistëve (edhe pse dokumentet nuk e sugjerojnë këtë). Ata gjithashtu mund të ishin shmangur nga agjencitë e tjera sekrete perëndimore të inteligjencës - në fund të fundit, as Shqipëria, as Jugosllavia nuk ishin një mbështetës të fortë pro-Moskës. Duke shtuar këtu edhe faktin se kreu jugosllav, Presidenti Tito, vdiq në maj 1980, mund të ketë çuar në ndryshimin e gjërave. Përveç kësaj, më shumë se 60 vende u tërhoqën apo bojkotuan Olimpiadën Verore të Moskës, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit vitin e kaluar. Edhe në qoftë se grushti i shtetit do të kishte ndodhur, mund të kishte patur ndikim tepër të ulët ndaj Moskës.

Megjithatë këto dokumente janë të rëndësishme pasi tregojnë gatishmërinë e zyrtarëve të inteligjencës së Argjentinës dhe Afrikës së Jugut për të bashkëpunuar, madje deri në masën e organizimit të grushteve të shtetit të përqëndruara në hemisferën veriore. Dokumentet zbulojnë gjithashtu nivelin e besimit të arritur midis forcave ushtarake të këtyre vendeve, përpjekjen e tyre në krijimin e planeve të tilla, si dhe naivitetin se këto plane mund të ishin të suksesshme. /Newsbomb.al

1-68d4602e29.jpg

dgwergwerg4g.jpg

1-156cd013c8-1.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Si i mbijetoi Pallati Mbretëror bombardimit aleat, video e rrallë
»
Article Logic
Execution time: 0.004406213760376
array(1) { ["section"]=> string(118) "dokumentet-sekrete-si-argjentina-dhe-afrika-e-jugut-tentuan-grusht-shteti-ne-shqiperi-me-nderhyrjen-e-vatikanit-100386" }